Marina Abramovic: Pak kohë për tu lidhur me veten…

received_10154040690442044

Marina Abramović do të jetë në Athinë me 10 mars ku do të ofrojë një performancë në Benaki Museum.
Organizata NEON dhe Instituti Marina Abramovic bashkohen në programin “Performance and Immaterial Art”. Ky bashkim do të vijojë edhe me një program eventesh ku përfshihen metodat e Abramovic që kanë të bëjnë me përfshirjen e të pranishmëve në performancë që shumë shpejt bëhen pjesëmarrës.

“Jetojmë në një botë ku ka shumë shpërqëndrim të vazhdueshëm, e ku të gjesh kohë për tu lidhur me veten po bëhet gjithnjë e më e vështirë”, -ka thënë ajo për projektin.

“E kam dizajnuar këtë përvojë për ti dhënë publikut mundësinë për të qenë i lirë nga këto shpërqendrime dhe per tu lidhur me veten, me njëri-tjetrin dhe me çastin e tashëm. E kjo nuk ka qenë kurrë më e nevojshme se sa në Greqi këto kohë”-ka thënë ajo. (Pasqyre.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *