Mariah Carey martohet me miliarderin australian

mariahYlli i pop-it amerikan, Mariah Carey dhe miliarderi australian James Packer janë fejuar dhe po planifikojnë të martohen së bashku, bën të ditur BBC, e cila konfirmon lajmin.

Çifti bëri publike marrëdhënien e tyre qershorin e vitit të kaluar, pasi u fotografuan duke pushuar së bashku në Itali.

Zoti Packer, 47 vjeç, është personi  i katërt më i pasur në Australi, sipas Forbes, me një pasuri që vlerësohet se tejkalon 4.7 miliardë dollarë.

Mariah Carey, 45 vjeçe nxorri në treg albumin e saj të parë në vitin 1990 dhe, që atëherë është një nga artistet që numëron më shumë shitje në të gjitha kohërat.

James Paker, trashëgoi një perandori mediatike australiane nga babai i tij Kerry Packer, ndërsa tani vepron edhe në fushën e kazinove. Ai është ndarë nga gruaja e tij e dytë, modelja dhe këngëtarja Erica Baxter në vitin 2013.

Ndërsa Carey njoftoi ndarjen e saj nga bashkëshorti Nick Cannon në vitin 2014. (Pasqyre.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *