“Një shenjë në hyrje të Shtëpisë me Gjethe thotë: ‘Ky muze është i kushtuar atyre njerëzve të pafajshëm të cilët janë spiunuar, arrestuar, ndjekur penalisht, dënuar dhe ekzekutuar gjatë regjimit komunist”. Zyrtarisht i quajtur Muzeu i Mbikqyrjes sekrete, ai është në një vilë dykatëshe me një oborr që daton nga viti 1931 dhe ka 31 dhoma. Ndërtesa shërbeu si baza e Gestapo gjatë okupimit nazist të Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore dhe deri në rënien e regjimit komunist në vitin 1991, ishte vendi prej ku regjimi spiunonin qytetarët”, shkruan Lonely Planet.
Shënohet më tej se ekspozita e përhershme tregon një sërë pajisjesh përgjimi, shpjegon teknikat e mbikqyrjes të përdorura nga shërbimi sekret dhe madje paraqet disa nga dosjet e bashkëpunëtorëve që janë hapur kohët e fundit. “Përfshihen jo vetëm çimkat e Sigurimit, por edhe teknologjia moderne e importuar nga vendet e tjera, pavarësisht izolimit ndërkombëtar të regjimit shqiptar. Sipas Balkan Insight, muzeu gjithashtu përmban dhoma origjinale të përdorura për përgjimin e telefonave, dhoma të errëta për zhvillimin e filmave dhe laboratorë për testimin e kimikateve biologjike dhe radioaktive. Një vështrim interesant në punën e shërbimit sekret është numri i punonjësve dhe bashkëpunëtorëve të tij, e cila në kulmin e saj mbi 1000 agjentë dhe më shumë se 12,000 informatorë”, shkruan agjencia e njohur.
Shtëpia e Gjetheve nuk është pamja e vetme në kryeqytetin shqiptar që është e përkushtuar në heqjen e perdes mbi anët tragjike të epokës komuniste.