“London Has Fallen”, një komplot për të zhdukur liderët botërorë

Tre vjet pas “Olympus Has Fallen” (2013) vjen premierë në kinema Millennium “London Has Fallen” që fillon projeksionet më 17 mars. Filmi është prodhim amerikan, aksion dhe triller drejtuar nga regjisori Babak Najafi me skenar të Creighton Rothenberger, Katrin Benedikt, Chad St. John, dhe Christian Gudegast. Në rolet kryesore interpretojnë aktorët e njohur Gerard Butler, Aaron Eckhart dhe Morgan Freeman, Në krah të tyre janë edhe Alon Moni Aboutboul, Angela Bassett, Robert Forster, Melissa Leo, Radha Mitchell e Charlotte Riley në role të dyta. Prej grupit të aktorëve, Butler, Eckhart, Freeman, Bassett, Leo, Forster dhe Mitchell rimorën rolet e tyre nga “Olympus Has Fallen”.
Ngjarjet e filmit zhvillohen në Londër kur Kryeministri anglez vdes në rrethana misterioze dhe në funeralin e tij janë të pranishën të gjithë liderët e Perëndimit të cilët nuk mund të mungojnë për asnjë arsye. Por ndërsa vendi duhet të ishte më i mbrojturi në planet në fakt përfshihet në një komplot për të zhdukur të gjithë liderët e botës, për të shkatërruar të gjitha simbolet e kryeqytetit anglez si dhe për të dhënë një vizion të errët të së ardhmes. Vetëm tre persona kanë mundësi që ta ndalojnë të gjithë këtë: Presidenti i Shteteve të Bashkuara, shefi i tij i shërbimeve sekrete dhe një agjent anglez që nuk i zë besë askujt.
Xhirimet e filmit filluan më 24 tetor 2014, në Londër ndërsa u shfaq premierë botërore më 4 mars 2016. Deri më 13 mars “London Has Fallen” ka arkëtuar 68.9 milionë dollarë kundrejt një buxheti prej 60 milionë dollarë duke marrë kështu, pëlqimin e publikut në mbarë botën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *