Letër drejtuar vetes single, nga vetja e martuar

Shpesh, grate janë me nxitim. Ne duam të vrapojmë të gjejmë burrin ideal, të martohemi, të bëjmë fëmijë, të blejmë një shtëpi. Dhe kështu, nuk shijojmë stinët e fazës së jetës në të cilën jemi. Po marr pak kohë për të menduar për ditët e mia si single, duke i shkruar vetes sime një letër. Dua t’i kujtoj asaj (vetes) disa gjëra:

Hey vajzë (e thenë si Ryan Gosling),

Është mbrëmje, ditë e hënë. Ti ke afër verën tënde, Twitter-in hapur. Më lër të të them diçka: Kur të martohesh, mbrëmjet me bashkëshortin tënd, nuk do të jenë shumë ndryshe nga kjo mbrëmje. Megjithatë, Neely beqare, shijoje këtë kohë. Jo sepse është më e mire se martesa- përkundrazi, martesa është më mire, por, shijoje sepse është e rëndësishme të kalosh kohë me veten për të kuptuar kush je. Dil më shpesh me miqtë. Ha rregullisht vaktet me gatimet e tua të preferuara, pi gjithë verat e mundshme dhe flirto me kamarierin e këndshëm të barit. Pse? Sepse PSE JO?!

Kur djaloshi që ke takuar mbi tri here të të lëndojë duke ikur, atëherë do mendosh, Ku gabova? Më beso: E ka fajin ai, jo ti! Po, ai njeri do të ketë probleme të tjera që do të dojë t’i ndajë me ty jo tani, por, tre vite më pas. Burrat.

Kur ti dhe ai (që asnjëherë nuk e quan me emër) do të sillet ftohtë dhe ngrohtë, poshtë dhe lart si në një këngë të Keti Perrit, thjesht tunde kokën dhe buzëqesh duke thenë: “Edhe kjo do të kalojë.” Do vendosësh të shkëputesh përfundimisht kur vërtet ta kuptosh se ka ardhur koha për të thënë MJAFT, dhe për fat të mire ti me siguri do ta kuptosh kur të jetë “mjaft”.

Problemi i të qenit në një lidhje toksike është koha. Nëse do t’i kishe dhënë fund më parë, a do kishe takuar dikë tjetër ndoshta më të përshtatshëm se Andrew. Koha është gjithçka. Do ta kujtosh këtë kur të shtrihesh në shtrat mbrëmjeve dhe të pyesësh veten pse- kur dëshiron të flesh apo kur ulesh në bar kafe me një shoqe e cila të thotë se duhet të bësh edhe ca durim. AI, i duhuri, është me siguri duke ardhur.

Kujto serinë e preferuar të “Si e takova mamanë tënde”, “Sa më shpejt që ajo të mundet”. Kujto atë që Stela i thotë Tedit: “E di që je lodhur duke pritur, dhe ndoshta do të të duhet të presësh edhe pak më shumë, por AJO është duke ardhur, Ted. Dhe sapo të të shohë, do të nxitojë sa më shumë që të mundet.” Kjo shprehje është kaq e vërtetë. Përsëritja vetes gjithmonë. Vetëm zëvendësoje “ai” me “ajo” dhe “Ted” me “Neely”.

Gjatë kësaj kohe… pije edhe verën e mbetur, ditën e enjte. Shko në ato “blind date-t”, takimet online, takimet çfarëdo me meshkujt që takon në bare. Harxho sa më shumë kohë për të ushqyer egon tënde. Qëndro në shtëpi të shtunave, dhe ik bëj manikyr e pedikyr me miket e tua. Furnizohu me DVD me reality show dhe me të gjitha programet e tua të preferuara. Ha takos tre ditë rresht sepse… KUJT I PLASI? Mos i pastro qimet e këmbëve për një javë sepse askush s’do t’i vërë re. Vajzë, je single; një ditë do të shohësh mbrapa, dhe, edhe pse do jesh lumturisht e martuar, do kujtosh drekat kur deheshe, maratonat e shoppingut, udhëtimet e vogla dhe gjithë netët e kaluara me shoqet e tua në telefon duke folur për asgjë.

Tani, partneri potencial është i pari në radhën e tua të dëshirave. Ti mendon për nevojat e tij, show-t e tij të preferuara (që me siguri do jenë edhe të tuat), ushqimin e tij të preferuar. Është fantastike dhe magjike, dhe nuk do mund ta ndërroje këtë me asgjë në botë. Por…, mos u nxito kaq shumë që ta lësh veten tënde single kaq shpejt.

Siç thashë, koha është gjithçka. Kënga e Keti Perrit prej historive të shkuara do kalojë pa u kujtuar më, drekat do të duken më pak interesante, dhe një ditë, shumë shpejt, do të shkosh në date-in e pare të vërtetë.

Bëhu egoiste tani. Duhet.

Por, mos harro, bashkëshorti yt i ardhshëm patjetër që është djalë shumë i veçantë, dhe gjithë koha single, vetëm, dhe egoiste nuk krahasohet me qeshjet-deri-sa-të-qajmë me të. Shijoje ende, sa e ke, këtë kohë. Është një stinë e jetës si gjithë të tjerat.

Jetoje, beqarja Neely!

Me dashuri,

E martuara Neely

Burimi: Huffpost Women

Përktheu për Madame Mapo: Silvi Bakiri/Marrë nga: Neely Moldovan (bloggere)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *