Lëreni protagonizmin e bashkohuni! Shpëtoni Shqipërinë!

Dom Gjergj Meta

Ka një perceptim të përhapur se njerëzit në Shqipëri kanë humbur krejtësisht besimin se forcat politike partiake aktuale mund të ndryshojnë Shqipërinë për mirë. Te këto forca tashmë kanë besim vetëm nje numër gjithnjë e më i vogël njerëzish të cilët, ose punojnë në administratë dhe kanë frikë, ose presin të punësohen në një momentin e një fitoreje të mundshme të palës ku militojnë, duke hequr nga puna ata që janë tani.

Por njërëzit kanë humbur besimin dhe shohin si retorikë boshe çdo njeri që mundohet të thotë disa të vërteta, sepse historia e tyre nuk i bind. Madje vetë ata qe flasin, përfshi këtu zëra ndryshe brenda forcave politike dhe opinionistë të ndryshëm, madje edhe shumë të spikatur e të saktë, nuk kanë besim në atë çka thonë. Pra nuk besojnë as vetveten.

Por edhe “çirrja” nëpër media apo rrjete sociale duke ngritur zërin kundër padrejtësive e duke akuzuar gjithkend e gjithçka po bëhet gjithnjë e më e pabesueshme.

Thjesht ka një klimë mosbesimi të thellë se gjërat mund të ndryshojnë për mirë. Kjo sepse fjalës i ka humbur pesha e ajo nuk nxit më veprimin. Prandaj duhet patur kujdes se kjo mund të jetë paradhoma e kaosit dhe “djajtë” e kaosit si çakej kanë zënë pritën qe të bëhen prijësit e këtij kaosi.

Unë them se ka një mundësi dalje: të punohet bashkë! Prandaj më vjen të them: të mirët e këtij vendi gjeni guximin, lëreni protagonizmin e bashkohuni! Shpëtoni Shqipërinë

Ditë të mbarë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *