Nga Albana Lifschin
Abraham Linkoln vendosi të rriste mjekrën e tij pak para se të zgjidhej president. Dhe sado e çuditshme që të duket, shkak për këtë u bë letra e një vajze 11 vjeçare e cila quhej Grejs Bedell.
Në 15 Tetor 1860 vajza i shkruante Abraham Linkolnit:
“I nderuar Zoti Abraham Linkoln,
Babai im sapo u kthye në shtëpi dhe na solli fotografinë tuaj. Unë jam 11 vjeç dhe kam deshirë që JU të zgjidheni President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
A keni ndonjë vajzë që është në moshën time? Po qe se kini jepini asaj dashurine time dhe i thoni të më shkruaje nëse ju nuk keni mundësi të më ktheni përgjigje.
Unë kam katër vëllezër dhe disa prej tyre do të votojnë për ju për
president, por në qoftëse ju e rrisni mjekrën unë do t’i bind edhe të
tjerët që të votojnë për ju. Me mjekër fotografia juaj e varur në mur, do të duket shumë më e bukur.
Zonjave u pëlqen mjekra, kështu që po qe se ju e rrisni mjekrën ato do t’u mbushin mëndjen burrave të tyre të votojnë për ju. ”
Abraham Linkolni i ktheu përgjigje me shumë dashuri. Megjithëse në letrën e tij ai e vinte në dyshim një vendim të tillë, siç ishte rritja e papritur e mjekrës në prag të zgjedhjeve për president, përsëri historia tregon që Linkolni e ndoqi këshillën e Grejsës 11 vjeçare.
Në fotografitë e tij si president e kemi parë presidentin Linkolnin gjithnjë me mjekër.
Duket ai respektoi këshillën e saj në marrjen e një vendimi tepër privat