Historia e (trishtë) e vërtetë e Ditës së Nënës

Një shekull më parë, Anna Jarvis organizoi festën e parë në nder të nënës së ëmës dhe gjithë nënave amerikane. Dhe më pas iu desh të luftonte kot më kot kundër shfrytëzimit komercial të përvjetorit.

NGA Bryan Handwerk

Më 14 maj, festohet në vende të ndryshme të botës, Dita e Nënës. Festa lindi mbi një shekull më parë në Shtetet e Bashkuara. Përvjetori ka një histori të çuditshme dhe më pak “të gëzuar” se sa mund të mendohet, në fakt, sepse fillimisht ishte një ditë zie për nënat që kishin humbur djemtë në luftë. Dhe Anna Jarvis, luftoi gjithë jetën e saj kundër domethënies komerciale që mori festa, madje vdiq e vetme dhe pa para në një bujtinë.

Gjithçka filloi në West Virginia në vitet pesëdhjetë të shekullit të nëntëmbëdhjetë: Ann Reeves Jarvis, nëna e Annës, filloi të organizojë klubet e grave të angazhuara në përmirësimin e kushteve higjienike dhe luftën ndaj sëmundjes së vdekshmërisë foshnjore. Këto grupe, shpjegon studiuesja Katharine Antolini nga West Virginia Wesleyan College, gjithashtu dhanë ndihmë për ushtarët e plagosur gjatë Luftës Civile Amerikane, në mes të viteve 1861 dhe 1865.

Pas luftës u organizuan “Ditët e miqësisë mes nënave” dhe ngjarje të tjera të ngjashme anti-luftë për të nxitur pajtimin mes ish-armiqve. Një aktiviste, Julia Ward Howe, botoi me sukses të madh “Shpalljen e Ditës së Nënës”, në të cilën ajo i ftonte gratë të angazhoheshin në politikë, veçanërisht në favor të paqes. Në shtetin e saj, Ann Jarvis nisi “Ditën e Miqësisë së Nënave” për veteranët që kishin luftuar në ushtri. Por ishte vajza e saj, Anna që punoi për të krijuar një festë të vërtetë, vetëm për të shpenzuar pjesën tjetër të jetës duke e luftuar.

Anna Jarvis kurrë nuk pati kurrë fëmijët e saj; ishte vdekja e nënës së saj në vitin 1905, që e shtyu të organizonte Ditën Mbarëkombëtare të Nënës. Kjo ndodhi më 10 maj 1908. Ceremonitë u mbajtën në Grafton, West Virginia, vendlindja e Jarvis, në një kishë që tani quhet Mauzoleumi i Ditës Ndërkombëtare të Nënës.
Në vitet në vijim festa mblidhte shumë njerëz, deri në vitin 1914, kur Presidenti amerikan Woodrow Wilson e caktoi zyrtarisht atë si festë(e diela e dytë e majit).

“Për Jarvis do të ishte një ditë për ta kaluar me nënën dhe për ta falënderuar për çdo gjë që ajo kishte bërë”, thotë Antolini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *