Kur britanikët e shitën Pargën për 150 mijë paund

Historia e përmbledhur e Pargës, zotërim e lëshim deri te shitja.

Nga një perandori në tjetrën.

Arkivi Qendror i Shtetit sjell në kujtesë kohën kur ajo iu shit një pashai.

Shitja e Pargës nga Perandoria Britanike, tek Ali Pasha i Janinës

[Qyteti i Pargës ka qenë ndodhur nën kontrollin e Shtetit të Venedikut që më 1401, i cili e zotëroi deri më 1797. Me pushtimin e Venedikut nga ushtritë e Napoleon Bonapartit, zotërimet venedikase, përfshi dhe Pargën, kaluan nën kotrollin e Perandorisë së Francës. Më 1814 ushtritë franceze e lëshuan Pargën (si dhe Republikën e 7 Ishujve) nën kontrollin e Perandorisë Britanike. Qyteti, i ndodhur shumë pranë zotërimeve të Ali Pashë Tepelenës, kishte qenë shpesh herë objekt i sulmeve të tij, por kurrë nuk kishte arritur ta pushtonte.

Më 17 maj 1817 u nënshkrua në Janinë, në prani të Konsullit të Moresë John Cartright, dhe përfaqësuesit të Portës së Lartë, Vezir Hamit Beut, shitja e Pargës tek Porta e Lartë në këmbim të shumës prej 150.000 paund. Ali Pasha, në vilajetin e të cilit u bashkangjit Parga, garantoi se pronat dhe jeta e banorëve nuk do të prekeshin.

Megjithatë, të trembur nga e ardhmja, pargiotët zgjodhën varësinë nga britanikët, në vend të nënshtrimit ndaj Ali Pashës, duke u larguar për në Korfuz më 1 prill 1819, ku ndjeheshin më të sigurt. Përpara dorëzimit të Pargës u hartua një regjistër i të gjitha pasurive të tundshme dhe të patundshme, mbi të cilat u caktua dhe çmimi i shitjes. Parga u bashkua me shtetin bashkëkohor të Greqisë më 1913. Në foto: fragmente dokumentesh nga regjistrimi i pasurive të Pargës. Foto: AQSh. Përgatiti: S.Ç.]

#ArkivatKujtojnë
#AQSh

FB_IMG_1495527539189 FB_IMG_1495527535846 FB_IMG_1495527533701

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *