Kumbaro inspekton monumentet e Gjirokastrës, kishën e Labovës e shtëpinë e Avni Rustemit

kumabro

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka zhvilluar një vizitë pune në disa monumente të kulturës në Libohovë dhe Labovë. Ajo shoqërohej nga kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi, drejtoresha e IMK-së, Arta Dollani dhe drejtori i DRKK Gjirokastër, Bert Kasi. Ndalesa e parë e Kumbaros ishte në Kalanë e Libohovës dhe shtëpinë e lindjes së Avni Rustemit, monumente për të cilat pritet që gjatë këtij viti të zbatohet një projekt restaurimi. Më pas ajo vizitoi fshatin Labovë e Kryqit, pë të parë nga afër kishën e Shën Marisë, e cila ka nevojë për restaurim.
Kumbaro i ka premtuar kryebashkiakes Mandi mbështetje, në mënyrë që edhe ky objekt kulti me vlera të rralla të kthehet në identitet dhe të jetë në shërbim të turizmit. Pritet që projekti i restaurimit të mbarojë brenda disa muajsh dhe më pas të nisë zbatimi i tij. Me një moshë më shumë se 15 shekullore, Kisha e Labovës së Kryqit vlerësohet si një prej monumenteve më të rralla historike, fetare e kulturore të Shqipërisë. Studiues vendas dhe të huaj pranojnë se Kisha e Shën Mërisë është një objekt i periudhës Paleokristiane. Për periudhën e ndërtimit të saj supozohen disa kohë të ndryshme të dhëna nga studiues të ndryshëm.

KSIHA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *