“Kujtime kurvash të trishta”- një libër pë dashurinë

Ky është një libër për dashurinë. Për dashurinë, që e gjen njeriun në fundin e një jete të çuar dëm, që ka shkapërdarë trupin me seks pa dashuri, por pa e prekur askund shpirtin. Kjo dashuri, që i ndodh, është shkatërruese dhe magjepsëse, i mbush qenien me kuptim, i shndërron në një pamje tjetër gjërat e zakonshme dhe frymon ngrohtësi njerëzore, në profesionin që ishte kthyer në një zanat të mjerë.
Por ky është edhe një libër për pleqërinë. Për atë moshë, kur ende dëshirat vlojnë, por forcat vijnë e treten dhe njeriut i mbetet urtësia e fundit: të shohë pa zbukurime dhe iluzione të kota gjithë bukurinë, mizorinë dhe rrjedhën e rrëmbyeshme dhe pakthim të jetës.

* * *

“E paharrueshme…. Tipike Markez.”
-The Washington Post

“García Marquez ka shkruar, me seriozitetin sensual të zakonshëm dhe humorin e përmbajtur, një letër dashurie për perëndimin e diellit.”
-John Updike, The New Yorker

“I ndritshëm…. Dinakëria e Kujtime gjendet në besueshmërinë absolute dhe tërësisht të papritur të rrëfyesit të saj.”
-The New York Times Book Review

“Mjeshtërore. Erotike. Aq hipnotizuese sa ç’është shqetësuese.”
-Los Angeles Times

“Një rrëfim aq i arrirë, sa vështirë ta gjeni në raftet e librarive.”
-Chicago Tribune

“Thellësisht i paharrueshëm…. krijimtaria më e lartë.”
-The Times Literary Supplement

* * *

Shqipëroi nga origjinali Mira Meksi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *