Kryebashkiakja e parë femër e Amerikës më 1887, shakaja mizore e burrave që e zgjodhi

Zgjedhja e kryebashkiakes së parë femër të Amerikës filloi si një shaka mizore nga burrat. Susanna Madora Salter ishte 27 vjeç në vitin 1887, kur gratë e Kansasit morën të drejtën e votës në zgjedhjet e qytetit, sipas Shoqërisë Historike Kansas. Salter jetonte në qytetin e Argonias, ku kishte lëvizur me burrin e saj, Lewis Salter.

Ishte kohë emocionuese për Salterin, e cila kishte pikëpamje të forta se si shoqëria duhet të drejtohej. Unioni i Grave Kristiane me të cilën ishte e lidhur Salter, qe formuar në Argonia më 1883. Anëtaret e saj panë një shans për të bërë një ndryshim në zgjedhjet lokale, të cilat vinin më 4 prill, 1887, 130 vjet më parë. Një nga qëllimet kryesore të grupit ishte ndalimi i alkoolit. Gratë u mblodhën një mbrëmje para zgjedhjeve.

Me votat e tyre pas propozimeve të bëra menduan se do të fitonin disa pushtetin politik në qytet. Ndërkohë, një grup njerëzish me nofkën “wets”, morën pjesë në takim. Ata i ndërprenë dhe filluan të tallen me gratë në një përpjekje për t’i frikësuar ato në zgjedhjen e kandidatëve të ndryshëm. Por gratë nuk e hëngrën. Grupi “wets” doli me një plan të ri. Në atë kohë, kandidatët nuk regjistroheshin para ditës së zgjedhjeve.

“Disa njerëz shpërndanë vota të shtypura duke renditur kandidatët e tyre të preferuar, për votuesit e tjerë në kutinë e votimit ” shkruan historiani Gil Troy në Beast Daily, duke manipuluar, pasi në vend te emrit te Salts, shkruanin emer tjetër. Grupi “wets” i shpërndau te banorët e qytetit votat e tyre.

“Ata arsyetonin se Susanna Madora Salter, një grua 27-vjeçare dhe nënë ishte krejt absurde që të bëhej kryebashkiake dhe shtuan se vetëm ekstremistët e WCTU do të votonin për të, duke ekspozuar lëvizjen e tyre si margjinale dhe idiote”, shkroi Troy. Mëngjesin e votimit, plani dukej se ecte mirë. Banorët e qytetit u ngatërruan pak me fletëvotimet. Një delegacion e vizitoi Salter në shtëpinë e saj, ku ajo po lante rrobat e familjes dhe i shpjegoi se çfarë kishte ndodhur.

Ata i dhanë asaj mundësinë për të hequr emrin e saj nga fletëvotimi, por ajo e refuzoi ofertën. Për të fuqizuar vendimin e saj, WCTU braktisi kandidatin e vet dhe votoi për të. Ajo fitoi, duke marrë më shumë se 60 për qind të votave. “Në vend që të poshtëronin gratë, ata zgjodhë kryebashkiaken e parë grua në vend”, shkroi Billington. “Kur rezultatet u bënë të njohura, bashkëshorti i zonjës Salter e përshtati veten me situatën, dhe, me një farë krenarie, bëri shaka në lidhje me të qenit “burri i kryetares”./Washington Post/PASQYRE.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *