Kritikohet artisti që imitoi fotot e Alan Kurdit: Fiton para me krizën e refugjatëve

20160201_162559

Kritikohet artisti që imitoi fotot e Alan Kurdit: Fiton para me krizën e refugjatëve.

Artisti bashkëkohor kinez Ai Weiwei po kritikohet pa fund. Shkak janë bërë fotografitë e tij si Alan Kurdi, 3 vjeçari sirian që u gjet i mbytur në mbrigjet turke. “Ne e dimë se arti dhe aktivizmi shkojnë së bashku, por aktivizmi i Ai Weiwei është unik, komercial dhe nervozues. Ai po fiton kapital kulturor dhe kapital në para nga kriza e refugjatëve. Në vend që të zëvendosëojë veprat e tij nëpër sheshe, Weiwei, i publikon në galeri, dyqane dhe ekspozita. Puna e tij tregon mungesë solidariteti, pasi ai nuk arrin të mendojë se duke pozuar si Alan Kurdi, na tregon se imazhi i një trevjeçari të mbytur nuk është mjaft tronditës për ne dhe se ne kemi nevojë edhe për imazhin e një mesoburri, të pasur dhe të fuqishëm për të parë tragjedinë e vërtetë dhe gjendjen e vështirë të refugjatëve”, shkruan sajti e-flux.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *