Krenari, paragjykim dhe progres: Romanet e dyta më të mira të të gjitha kohërave

Një jetë e tërë shkon për romanin e parë. Afati kohor është ajo çfarë ushqen shkrimin e të dytit. Ashtu siç “vështirësia e albumit të dytë” është një produkt i industrisë muzikore moderne, “vështirësia e romanit të dytë” rrjedh nga presioni i botimit në ditët e sotme. Nëse ke përfunduar një hit, ata do të kërkojnë një tjetër. Menjëherë, madje.
Por, ndërsa disa autorë kanë patur sukses me ritmet e shpejta, apo afatet kohore arbitrare, disa nga romanet e dyta më të mira, përfshijnë vepra nga autorë, të cilët nuk kanë patur kurrë një ‘hit’ gjatë kohës që ishin gjallë dhe kanë marrë gjithë kohën e mundshme për t’i shkruar. Për t’iu frymëzuar dhe frikësuar, këto janë disa nga romanet e dyta që janë shkruar ndonjëherë.
KRENARI DHE PARAGJYKIM, NGA JANE AUSTEN
Burimi i kostumeve dhe dramës së preferuar të shumëkujt, ishte në fakt botimi i dytë për Austen. Por, ky shembull ngre pyetjen, nëse bëhet fjalë për “romanin e dytë” të botuar, apo përfshihen këtu edhe përpjekje, të cilat nuk u botuan kurrë? Satira gotike e Austen, “Northanger Abbey” është shkruar shumë kohë përpara “Sense and Sensibility.”
ULISES, NGA JAMES JOYCE
Kulmi i ambicies modern për komedi avant-garde, e cila e kthen Odisenë e Homerit në një ditë të vetme në Dublin, 16 Qershor 1904, ka qenë gjithashtu romani i tij i dytë. Dhe i mori atij mjaft kohë: Ulises u botua gjashtë vjet pas debutimit të Joyce me “Portretin e Djaloshit Artist.”
NJËQIND VJET VETMI, NGA GABRIEL GARCIA MARQUEZ
Kumbari i realizmit magjik, Marquez sfidon idenë e mrekullisë së romanit të parë. Debutimi i tij, “Stuhia e Gjetheve,” është i mirë. Shumë i mirë madje. Por, Marquez ngrihet mbi të, si përsa i përket vendndodhjes së ngjarjeve, ashtu edhe stilit.
Njëqind Vjet Vetmi e tejkalon parardhësin e saj, duke u shfaqur si një shembull i rrallë i asaj se si romani i dytë mund të rritet organikisht nga i pari.
LUFTA E PËRHERSHME, NGA JOE HALDEMAN
Një tjetër shembull i ndërtimit mbi një tematikë. Libri i parë i Haldemanit, “Vit Lufte,” është një rrëfim për luftën e Vietnamit, i ardhur nga vetë përvoja e tij në këtë luftë. Me librin pasardhës, ai mori të njëjtat përvoja dhe i vendosi në hapësirë.
Disa romane të dyta ndërtohen mbi paraardhësit e tyre. Të tjerë, marrin një rrjedhë krejt tjetër. Por, këto rrallë mund të quhen zbulime, se sa mund të cilësohen klishe alternative ndaj lavdërimeve të papërmbajtura për debutimet.
Pasqyre.al/ Përgatiti Bjorn Runa

received_120332000111255361

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *