Koreografi italo-afrikan Mvula Sungani sjell “Caruso” në Tiranë

Vepra koreografike “Caruso” do të shfaqet në Tiranë.  Në skenë e TKOB-së regjisori dhe koreografi italo-afrikan Mvula Sungani në bashkëpunim me Bashkinë e Sorrento-s,  ka konceptuar dhe krijuar për yllin e baletit,  Emanuela Bianchini një vepër  të re koreografike me titull “Caruso”.

Ekzistenca,  raportet njerëzore, nostalgjia e emigrantit për tokën e origjinës kanë frymëzuar koreografin që sjell një spektakël emocionues dhe poetik në teknikën e  physical dance dhe baletit kontemporan.

Me rastin e tridhjetë vjetorit të regjistrimit të parë  “Caruso,  një vepër  e frymëzimit absolut për  artdashës dhe krijues,  që ka pasur një sukses  ndërkombëtar  (me mbi 100 versione në shumë gjuhë), shkruar dhe kompozuar  nga i madhi  Lucio Dalla,  i dedikuar për një nga tenorët me  fame  botërore, Enrico Caruso.

15 nëntor 2016, ora 19:00, TKOB

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *