“I njoh anijet”, poezia e mrekullueshme e Jacques Brel

 

I njoh anijet
që rrinë në port prej frikës
se rrymat i tërheqin me shumë dhunë.
I njoh anijet
që arrijnë në port pa nxjerrë kurrë një velë.
I njoh anijet që
harrojnë të nisen se kanë frikë nga deti e prej plakjes.
Dallgët nuk i kanë çuar kurrë diku tjetër,
udhëtimi i tyre ka mbaruar ende pa nisur.
I njoh anijet aq të lidhura me zinxhirë sa janë çmësuar si të zgjidhen.
I njoh anijet që ende rrinë mbi valë
për të qenë vërtet të sigurta se nuk përmbyten.
I njoh anijet që shkojnë në grupe
për t’u përballur me erën e fortë përtej frikës.
Njoh anije që gërvishen pak rrugëve të oqeanit ku i çon loja e tyre.
Njoh anije
që nuk kanë ndalur kurrë së daluri,
çdo ditë të jetës së tyre
nuk kanë pasur frikë të hidhen krah për krah përpara rrezikut të fundosjes.
Unë i njoh anijet
që vijnë përsëri në port të shqyera ngado,
por më kurajoze dhe më të forta.
I njoh anijet e lara në diell sepse kanë jetuar vite të mrekullueshme.
I njoh anijet
që gjithmonë kthehen pasi kanë lundruar.
Deri në ditën e tyre të fundit,
dhe janë të gatshme t’i shpjegojnë krahët e tyre gjigantë
sepse kanë një zemër miqësore oqeani.

Jacques Brel (shqip E.H. pasqyrë.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *