Hamami i Krujës dëmtohet pas restaurimit, debati për të përfshinte kryeministrin

hamami2
Në qershor të vitit të kaluar Hamami i Krujës, një objekt me vlera Kulturore për qytetin, i ndërtuar në fund të shekullit të 15-të është restauruar. Rinkonstruksioni i kësaj pasurie të trashëgimisë historike u financua nga qeveria suedeze dhe u projektua nga organizata “Trashëgimia Kulturore” pa kufij dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës

Por siç vihet re edhe nga pamjet Hamami i Kalasë së Krujës duket më i rrënuar se më parë. Shirat e dimrit nxorrën në pah punimet pa cilësi të firmës ndërtuese, uji depërtonte brenda ambjenteve të hamamit duke e kthyer atë jofunksional. Për të bllokuar futjen e ujrave të shiut në ambjentet e hamamit u gjet një zgjidhje qesharake, çatite me tjegulla u mbuluan me plastmas.
Drejtori i zyrës së ankesave të konsumatorëve të Shqipërisë, Hasan Stafa, në një intervistë për News 24 denoncon abuzimet që janë bërë me punimet per rindërtimin e këtij objekti.

Sipas Stafës, Ministria e Kulturës duhet të verë përpara përgjegjësisë firmën dhe personat që morën përsipër rindërtimin e hamamit.

Për shekuj me radhë, Hamami ka qënë një lloj ndërtimi kulturor kuptimplotë i Perandorisë Osmane, që shërbente për pastrimin shpirtëror dhe kishte një bukuri të veçantë arkitektonike për zotërit e saj. Më vonë, hamamet përreth Ballkanit ngelën të papërdorur. Hamami i Krujës, është një relikë e harruar e këtij vendi historik, i cili qëndron nën hijen e kalasë së tij dhe pazarit magjepsës. Nga restaurimi i tij pritej rijetëzimi të lagjes përreth, rritja e turizmit dhe fillimi i një nisme më të gjërë për ngritjen e një rrjeti kombëtar të hamameve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *