“Guri i Legjendave”, kartvizita europiane e Përmetit të rilindur

Kryeministri Rama ka postuar në rrjetet sociale një imazh të Gurit të Legjendave të Përmetit. Duke uruar të gjithë për një të djelë të këndshme, Rama shkruan se “kjo mrekulli e natyrës buzë Vjosës do të jetë kartvizita europiane e Përmetit të rilindur”.

Ju uroj një të djelë të qetë me këtë imazh të Gurit të Legjendave të Përmetit, që shume shpejt do t’i rishfaqet qytetit i rilindur Përmes programit të Rilindjes Urbane kanë filluar punimet për rikualifikimin urban të hapësirës rreth Gurit, restaurimin e rrënojave të hershme mbi të, aksesin e sigurtë nga vizitorët dhe një ndriçim të magjishëm pas perëndimit të diellit. Kjo mrekulli e natyrës buzë Vjosës do të jetë kartvizita europiane e Përmetit të rilindur“, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *