“Gratë” e Boko Haram, fatzezat që shpëtuan e bijtë e përdhunimeve

Të marra nga shtëpitë e tyre, këto gra janë mbajtur si pengje për muaj nga luftëtarët e Boko Haram, disa, më shumë se me muaj. Kthimi në shtëpi për to është një problem tjetër. Foreign Policy i ka kushtuar një artikull të gjatë “grave” të Boko Haram.

Në gjashte vite konflikt, 20 mijë njerëz janë vrarë nga ekstremistët e Boko Haram; burrat dhe djemtë ose janë ekzekutuar ose janë detyruar të bëhen palë me ekstremistët, ndërsa gratë e vajzat janë detyruar të bëhen “gratë” e shërbëtoret e skllavet e ekstremistëve. Duke dashur të krijojnë një kalifat islamik me interpretim të rreptë të  ligjeve të Sheriatit, përdhunimet kanë qenë në masë.

Laraba Bitrus po punonte në dyqanin e saj të vogël në verilindje të Nigerisë në qytetin e Gwoza kur militantët e Boko Haram u shfaqën. Pa pasur një vend ku të shkonte, burrat e armatosur e morën atë, e rrahën dhe e detyruan të shihte teksa i dhunonin xhaxhain. Pas 11 ditësh

ajo iku në këmbë duke ecur mespërmes Madagalit, ku qëndroi derisa ekstremistët e morën edhe atë qytet, duke e detyruar këtë herë te shkonte më larg, në Yola, kryeqytet i shtetit të Adamawa ku ajo jeton tashmë në kampin katolik të refugjatëve Shën Theresa. Ajo është një prej fatlumeve.

Si ajo ka dhjetra e qindra. Shpesh, të tjera kanë humbur jetën. Ato që kanë shpëtuar janë përbuzur. Në vend që të gjejnë mbështetje nga komuniteti mbasi i ikën Boko Haram, sipas Unicef, këto gra cilësohen si “gratë” e Boko Haram.

Për ato që janë shtatzënë për shkak të përdhunimeve të vazhdueshme ka ende më shumë probleme, fëmijët janë “bad blood”, gjak i keq!

Një nga gratë e shpëtuara


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *