Goliku i Bënçës: Si e rrëzova Enver Hoxhën kur i këndova labçe “Rrofsh sa moshë e kësaj toke”

Nga Aleksandër Toti

Kur përmendet Bënça, mendja të shkon të burgu me të njëjtin emër, aty ku vuajti dhe Fatos Nano ca vite, por mbi të gjitha të shkon tek grupi i famshëm, po me të njëjtin emër, i këngës labe. Por ky grup, nuk mund të kuptohet pa Goplikun dhe Paron, duetin që udhëheq këngën labe.

Golik Ali Jaupi mbetet lideri, gjithsesi, dhe ai, në një intervistë sjellë disa kujtime, disa impresione, ku veçon përballjen me Enver Hoxhën, apo një këngë kushtuar tij, për të cilin thotë se nga emocionet ra dhe nga karrigja

Si nisi dashuria për këngën labe dhe si pasoi ajo me njohjen tuaj dhe ngjitjen në skenë ?

Qysh fëmijë, duke dëgjuar babanë dhe gjyshin tim që këndonin labçe, si dhe shumë bënçorë të tjerë të mëdhenj e të moshuar, më hyri në gjak. Mbaj mend se qysh ne shkollën fillore fillova të intepretoj ndonjë strofë duke u munduar të imitojë, si gjithomonë babanë por edhe moshatarët e tjerë të tij, të cilët më bënin përshtypje për melodinë dhe zërin e tyre të bukur. Kështu lindi dashuria ime për këngën labe..

Cila ishte hera e parë që keni qenë pjesë e një festivali dhe cila ka qenë kënga që keni kënduar? Gjithashtu, kush ka qenë mësuesi juaj i pare, pra udhëheqësi i grupit më të cilin keni punuar ?

Mësuesi im i parë ka qënë ai që mësoi gërmën “A” por dhe këngën labçe, ishte Etem Paza i cili jeton edhe sot. Ai është mësuesi që më ka nxjerrë në skenë, kuptohet ato skenat e vogla që ishin në atë kohë në fshat dhe Tepelenë. Atëherë dola si pioner, pra në hapat e mija të para, ndërsa në festival kam dalë në 17 janar të 67-ës. E mbaj mend që u bë një festival në nder të 500-vjetorit të Skëndërbeut. Ishte një festival zonal, pra jo në rang kombëtar. Por dalja në skenë për të parë ka qenë mjaft emocionuese dhe e vështirë, aq më tepër të dilje të interpretoje përpara udhëheqjes së asaj kohe. Më kujtohet, sepse ka qënë inagurimi i Pallatit të Kulturës në Tepelenë më tetor të 64-ës.

Në të asistonin profesorë, doktorë e studiues mjaft të njohur si Zihni Sako e Çezar Dea dhe të mos harrojmë që në skenë qëndronin tre udhëheqësit e qeverisë si Enver Hoxha, Mehmet Shehu e Behar Shtylla si dhe gjithë populli. Për mua ajo ditë ishte si të kisha qënë përballë një popull të pafundë, sikur SHBA-ja apo ku ta di unë, Kina ndoshta, dhe sigurisht drejtusit e Pallatit e të Komitetit më thanë që duhej të këndoja me kurajo. “Sepse ti je një djalë i talentuar dhe ke një grup të mrekullueshëm që të shoqëron, ndaj na ndero”, më thanë. Sigurisht, unë dola, dhe ajo ditë ka qenë ditë mjaft e lumtur sepse më solli mua këtë fat në karrierën e jetës time.

Kur është bërë bashkimi nga solo në duet me partneren tuaj të pandashme, Paron dhe si ka qënë reagimi i performancës së grupit në atë kohë ?

Me Paron sigurisht më kujtohet si tani, ka qënë viti 1972 pasi deri atëherë unë dilja në skenë me motrën time pasi ne kemi qënë të gjithë si familje këngëtarë, pra si të them e kishim në gjak këngën. Por dalja e Paros ka qënë një thyerje e tabuve. Ajo me zërin e saj brilant përshtatej shumë me zërin tim, sikur të ishin nga një nënë, pra kishim një zë të binjakëzuar mund të them e cila i dha një vlerë të pazëvëndësueshëm në skenë, ku të dy bashkë i dhamë një impuls grupit të Bënçës.

Cilin nga profesorët më të cilët keni punuar në gjithë këto vite ka qënë më penëarti, pra që i ka dhuruar më shumë këtij grupi?

Padyshim, profesorët me të cilit kemi pasur nderin të punojmë kanë qenë vërtet penëartë, por më i rralli ishtë i ndjeri Maliq Lila. Maliqi i përshtatej shumë grupit tonë dhe pena e tij mund të çkrinte një vëllim të tërë në 5 vargje, pra ishte një vlerë e rrallë. Pas humbjes së tij në korrikun e 2004-ës, e cila ishte një humbje e madhe jo vetëm për grupin e Bënçës por dhe për të gjithë Labërinë dhe jugun në tërësi, vështirësitë ishin tepër të mëdha, por për fatin tonë të mirë dua të shtoj këtu si drejtuëe për artin dhe ecurinë e këtij grupi erdhi ish-nxënësi tij po nga Dukaj (fshati nga i cili ishte prof. Maliq Lila) i cili është një djalë plot passion e vullnet, Myrdar Jero, të cilin e përshëndes dhe I shpreh mirënjohje të thellë në emër të të gjithë grupit.

Po momenti më i paharrueshëm gjatë vitevë në skenë cili është për ju?

Skena vetiu të ofron vërtet momente të veçanta dhe të paharrueshme, por koncertet me këngët me absolute dhe emocionet më të vecanta, kanë qënë ato përballë Enver Hoxhës. Veçoj këtu intepretimin e këngës “Rrofsh sa moshë e kësaj toke” këngë e cila e preku aq shumë Enverin sa e rrëzoi atë nga karrigia ku rrinte i ulur .

Si ka qenë ecuria e grupit të Bënçës pas rënies së komunizmit?

Tashmë dihen të mirat dhe të këqijat që solli tranzicioni dhe sigurisht arti dhe kulura u la në harresë. Vështirësit kanë qënë të mëdha, pasi në atë kohë shumë grupe me emër të madh të jugut sic ishte Dukati, Piluri, Delvina , Smokthina, Tërbaçi, Vëzhdanishti apo “Të rinjtë e Gjirokastrës”, u shpërbënë. Ndërsa ne vijuam aktivitetin, falë miqve të mirë dhe profesorit tim, Maliqit i cili më tha: Golik ne s’do ta lëmë këngën labe, ne do ta vazhdojmë ta ushqejmë pasionin, traditën e të ecim përpara, pasi dihet që çdo komb e mban gjallë gjuha, kënga, tradita , kultura.”

Së fundmi, dhe pikërisht në muajn mars të këtij viti keni botuar librin “Gurra e këngës bënçore”. Cili ka qënë qëllimi dhe pasqyra juaj në këtë botim?

Padyshim puna jonë dhe përkushtimi për këngën labe në gjithë këto vite ka qënë kënaqësi, por për të mos ngelur këtu përpjekjet e mia dhe të grupit, vendosa ta botojë atë duke ia kushtuar kështu polifonisë labe më të cilën u rrita dhe u burrërova, me qëllim trashëgiminë për brezat e ardhshëm.

Po ashtu, grupi i Bënçës në këtë vit jubile të saj feston 50 vite në skenë. Çfarë ndjesie ju jep kjo?

Vetkuptohet është një kënaqësi e madhe, pasi 50 lulëzoi ky grup dhe nuk u shua, jo vetëm për mua por për të gjithë ata që kanë kontrubuar dhe kanë qënë pjesë e këtij gjysmë shekulli historie kënge.

Tesheshi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *