Gjatë debatit për trashëgiminë kulturore në Top Show, ku e ftuar ka qenë Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, Gjergj Bojaxhi, nga Forumi për Trashëgiminë dhe Arben Skënderi si përfaqësues i PD, ka pasur edhe mjaft batuta.
Lidhur me debatin për dhënien me qera të objekteve të trashëgimisë, e konkretisht atë të Porto Palermos, për të cilën PD thotë se ministria do t’ia japë deputetit Koço Kokëdhima, Bojaxhi ka patur një batutë.
Ai tha se meqë Koço Kokëdhima është shpallur Pasha i Jugut, atij i duhet një kala. Ndaj dhe ia ka vënë syrin sipas tij asaj të Aliut ku rrinte Vasiliqia.
Por ministrja Kumbaro ka thënë se këto janë thjesht histori telenovela e thashethemesh.