George Clooney: Donald Trump, fashist, oportunist e ksenofob

George Clooney hap dyert e hotelit në Berlin dhe shtrëngon duart si ambasador. “Ejani Brenda”, thotë modeli i Hollivudit modern: një yll i vjetër filmi, producent e rastësisht edhe regjisor i disa filmave interesantë e inteligjentë, si edhe një aktivist liberal politik me arritje jo të pakonsiderueshme. Kush tjetër do ta kalonte mëngjesin pas mbrëmjes së premierës “Hail, Caesar!” duke biseduar me Angela Merkel për krizën e refugjatëve? Ai mbase duhet të kandidojë për president? Aktori ka thënë për “The Guardian” se mbështet Hillary Clinton. “Po mbledh fonde për të”. Dhe kjo është mbështetje e madhe. Eventi i Clooney-t për Obamën më 2012, mblodhi në një natë të vetme, 12 milionë dollarë. Megjithatë, ai ka një qëndrim pozitiv edhe për kundërshtarin demokrat të saj. “Më pëlqen Bernie Sanders dhe më pëlqen që është në debat. Ai po e çon bisedën drejt gjërave që nuk janë diskutuar kurrë në politikën amerikane siç është dasia mes të varfërve dhe të pasurve në SHBA, e cila përkeqësohet përditë. Ndërsa për Donald Trump ai thotë se është i çmendur. “Është vetëm një oportunist.  Tani është fashist, një fashist ksenofob”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *