Në kohët kur shkolla shqiptare e muzikës qe ende në hapat e pare, dhe ende i kish sytë nga Bashkimi Sovjetik, qenë të huajt ata që dhanë dijet e tyre për artin shqiptar.
Një prej tyre ka qenë edhe Gara Garayev.
Muzikologu Vasil Tole, në shenjë respekti në 50 vjetorin e vdekjes së Gara Garayev-it, autorit të “Rapsodisë shqiptare”për orkestër!
“Shumë pak e njohin, por Ai konsiderohej një nga talentet e jashtëzakonshëm muzikorë të ish-Bashkimit Sovjetik, ish-student i Dimitri Shostakiviçit.
Fati e solli që pena e tij të kompozonte 65 vjet më parë në vitin 1952 “Rapsodinë Shqiptare”, krahas dhjetra kompozimeve të tjera, shumica të vlerësuara me çmime të rëndësishme”, thotë Tole.
Ai vëren se me plot të drejtë ajo duhet të konsiderohet sot vepër e trashëgimisë sonë muzikore artistike edhe pse e kompozuar nga një kompozitor azerbaxhanas.
Kujton madje se në ato vite, muzika shqiptare ende s’kishte krijuar veprat e saj madhore dhe modeli i Garayevit me “Rapsodinë shqiptare” ishte dhe mbetet një model profesional e frymëzues për kompozicionin shqiptar. Në qendër të saj janë dy motive kontrastuese: melodia e këngës “Turtullesha” e Ramadan Sokolit dhe motivi i valles çame “Tuman kuqe” (katjushka). Pra Shqipëria në muzikë, nga veriu në jug!
Duke e kujtuar sot mjeshtër Garayevin, mendoj se është koha për ta nxjerrë atë nga harresa dhe këtë kompozim historik ta kemi pjesë të repertorit simfonik të orkestrave tona.
I përjetshëm kujtimi i Garayevit shqiptar!
Lindi: 5 shkurt 1918, Baku, Azerbaxhian
U nda nga jeta:13 maj 1982, Moskë, Rusi
#garagarayev
Ps: Dëgjojeni “Rapsodinë Shqiptare” në linkun e mëposhtëm
https://youtu.be/_zTLu5WCjo8