“Futeni komisarin brenda, se nuk ka shfaqje”

Disa vite më parë në bisedë më Kristaq Skramin mësova dy rrëfime. Kur fillonte zhegu i verës teatrin tonë e dërgonin nëpër fshatra për shfaqje. Në një fshat mbi bregut ndoshta në Pilur më ngjet, s’po mblidheshin fshatarët…

Nga Gëzim Llojdia*
Kryetari i këshillit u thoshte”ore mblidhuni se do të filloj shfaqja!
Por ata ja ktheninin: “illojeni shfaqjen ju se do të mblidhemi ne.
Me zor se çu mblodhën ca fshatarë ndërsa aktorët filluan. Fshatarët rrinin të ngrysur me dorën të vendosur tek mjekërra. S’kishte asnjë reagim, le më duartrokitje. Vetëm kryetari, sekretari dhe dy tre vetë besojë sekretarët e organizatave ushkrinë së qeshuri. Kur u ndamë na thumbuan” hajdeni prapë mot se na e ksehasët kryetarin tonë!
“Balladë për komisarin’, ka qenë një krijim i poetit të mirënjohur Agim Shehu. Ishte sjellur kjo pjesë në teatrin tonë. Vepra ishte e kuptueshme qartësisht dhe për kohën mbarte atë mesazh të njohur.  I kushtohej një figure të luftës heroit Mustafa Matohiti. Autori e kishte gdhendur veprën mbi disa detaje jetësore. Ishte ndërtuar, por mund të ishte njehetre e e një realitet besoj, një personazh Labo Dalani, që nuk ishte me asnjë parti dhe as me luftën. Mustafai shkonte në cdo shtëpi me oratorin e tij i bënte për vete njerëzit, kështu fliste pjesa letrare. Tek Labo Dalani ndodhi e kudnërta. Ai ua tereziti që në fillim, po kishin ardhur për ta tërhequr me luftën të rrinin jashtë. Mustafai shtroi gunën dhe fjeti jashtë tek sokaku I portës. Afër sabahut, sipas pjesës fshatari Labo, shtyu portën, doli për të shkuar tek bagëti, por për cudi pranë derës pa të mbështjellur me shark komisarin. C’bënë këtu komisar i tha, futu brenda. Forma që kishte gjetur Mustafai ishte e zgjuar si zgjidhje.
Në provat kryesore nga Komiteti i Partisë mbritën kritizerët dhe instruktorët që posaçërisht merreshin me këtë punë. Pas shfaqjes u ndalua, që të jepej në publik. Ku është problemi pyetëm? Komisari, tha instruktori i partisë, duhet futur të flejë brenda jo të rrijë tek dera. Mirë o shoku instruktor, po kështu është e shkruar pjesa e shkrimtarit Agim Shehu. Ska shfaqje tha ose futeni komisarin brenda, o shfaqje s’ka. Mirëpo po të futej komisari brenda, s’kishte thelb e gjithë pjesa, kjo ishte bukuria e saj. Pritëm disa ditë. E morëm në telefon. Çdo të bëhet me shfaqjen, pyetën. E keni futur komisarin brenda, tha zëri në krahun tjetër. Jo i tha regjizori, ajo përbënë edhe fabulën e pjesës. Epo s’ka shfaqje. Kështu u mbyll një punë prej tre muajsh, me një oqean vuajtjesh në shpirt. Komisari nuk u fut brenda, ndërsa u shkrumbëzua gjithë puna dhe mundimi prej 100 ditësh i një grupi aktorësh.
2. Dritëroi e shpëtoi “Rruga Budi, 723” nga kritizerët
Personazhi im i parë në teatër. Ka lënë gjurmë. Përveç mua dhe mëndjes sime, e gjykoj se edhe aty fati ishte shkrimtari Dritëro Agolli, kryetar i lidhjes së shkrimtarëve që e shpëtoi dramën, e teatrit të Vlorëss, kur vuri në skenë. Se kishte gjetur tamam terrenin e përshtatshëm , romani “Rruga Budi 723” i Ruzhi Pulahas. Vlersimi i opinionit ishte tepër i lartë. Pikërishtë këtë libër inxhinjeri Ferdinand Hysi e dramatizoi , cilësohet se është vepra e parë e tij në dramaturgji, ku teatri i qytetit detar me regji të N. Bonjakut e ngriti në skenë. Isha në rolin e Bujarit. Luanin aktorë si Adem Gjyzeli, Arqile Nasho. Në provën e ditës së fundit rastisi në këtë qytet edhe shkrimtari Dritëro Agolli i cili e priti mirë ftesën për të ndjekur një dramë të librit që kishte ngritur temperaturën e lexuesit. Kritizerët nga Komiteti i Partisë kishin mbushur disa blloqe me vrejtje dhe drama mund të bëhej e pashpresë për tu shfaqur pas atyre mendimeve. Diku filluan të shfaqen , nxorën letrat dhe filluan, këtë, atë, ajo kjo.
Dritëroi i dëgjoi mirë dhe u tha: “Ti lëmë këto blloqe, kjo është një shfaqje e bukur dhe mua më pëlqeu. Ndonjëri prej tyre ktheu kursin, po është shumë e bukur tha, ndërsa dikush ia ruajti vësh në vesh duke u ulur në prerin e vetmisë. Me këtë dramë kemi rrugëtuar në disa qytete. Nuk ishte parë në Durrës që një teatër të qëndronte 10 ditë rrjeshtë me sallën plot. Disa oficerë nga qyteti ynë, që shërbenin në Porto Romano, nuk kishin gjetur bileta dhe na u afruan. Çfarë mund të benim ne kur salla kishte numër të caktuar. I futëm nga dera që hynin aktorët duke i prezantuar si aktorë. *Studiues

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *