Fotot historike te retushuara, nga Linkolni, Hitleri, Musolini e Stalini

Historia njeh foto me rëndësi që tregojnë udhëheqës, foto që kanë qarkulluar pa fund si imazhe të udhëheqësve.

Disa prej tyre, rezulton që janë të retushura. Siç ka ndodhur në Shqipëri në komunizëm, që kur shpalleshin armiq, personazhet hiqeshin nga foto me diktatorin Hoxha, ose nga takimet e rëndësishme, një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe përtej Shqipërisë me udhëheqës të tjerë. Ja disa prej tyre sipas sajtit ‘tuistedsifter.com”.

-Koka e Abraham Lincoln në trupin e John Calhoun, rreth vitit 1860. Bëhet fjalë për një foto shumë të njohur ku në fakt koka e presidentit është vënë në trupin e politikanit të Amerikës së Jugut.

– Një tjetër është ajo e gjeneralit Uliks, ku siç vërehet fotoja është bërë diku tjetër, prej ku është marrë koka edhe është vënë në një trup mbi kalë rreth vitii 1864.

– Gjenerali Francis P. Blair i shtuar në foton e Gjeneral Sherman  që ka pozuar me gjeneralët e tij rreth vitit 1865

– Stalin fshin armikun e tij nga fotografia rreth vitit 1930. Stalini njihej për faktin që i fshinte armiqtë e tij nga fotografitë, sapo ata binin nga vakti, ose humbnin rëndësinë që kishin. Në këtë imazh, shihet një komisar të jetë hequr nga fotografia me Stalinin.

– Mao Ce Dun heq nga fotografia Po Ku në vitin 1936. Edhe ai e hoqi mikun mbasi ai humbi pozitat qe kishte pasur dikur.

– Hitleri heq nga fotoja Joseph Goebbels më 1937. Për të mos mbetur pas Stalinit dhe Maos, Hitleri gjithashtu pëlqente të ngacmonte fotot. Në këtë fotografi shihet me Joseph Goebbels, më pas shihet se Goebbels mungon pra është hequr nga fotoja.

– Kryeministri kanadez, Ëilliam Lyon Mackenzie King, ka hequr nga fotoja Mbretin George VI. Në foto në fillim janë krueministri me mbretëreshën Elizabetëq dhe me Mbretin, më pas shihet që mbreti është fshirë. Fotoja u përdor gjatë fushatës elektorale dhe bëri që ai të binte më shumë në sy.

– Benito Mussolini heq nga fotoja mbajtësin e kalit duke e bërë veten e tij të duket më epik dhe më heroik në këtë imazh të njohur.

123456789

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *