FOTOT E FESTËS SË DIPLOMATËVE/ Cili je ti more burrë?

Kënga nga e cila u shkëput ky titull është e njohur.

“Cili je ti more burrë- unë jam Ismail Qemali”.

Por, këtë herë titulli i kushtohet ambasadorit amerikan në Tiranë i cili ka pozuar me kostum kombëtar shqiptar në një rast të veçantë.FB_IMG_1512410798673 FB_IMG_1512410816077 FB_IMG_1512410823166 FB_IMG_1512410806302 FB_IMG_1512410823166 FB_IMG_1512410835760 FB_IMG_1512410801305 FB_IMG_1512410788785 FB_IMG_1512410832593 FB_IMG_1512410796190 FB_IMG_1512410793928

 

Javën e kaluar, Ambasada Amerikane në Tiranë festoi Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë me një shfaqje shumë të veçantë. Personeli i Ambasadës u vesh me kostume popullore tradicionale nga të gjitha rajonet e Shqipërisë, duke treguar kështu jo vetëm zejtarinë e mrekullueshme dhe unike, por edhe kulturën dhe artin shqiptar që është trashëguar nga brezi në brez. Shihni fotot dhe na thoni nëse arrini dot të gjeni zonën të cilës i përkasin këto kostume, ose cili prej tyre është i preferuari juaj. (E drejta e fotove: Grace Medina)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *