Në korrik të vitit 2016, qyteti antik i Anit, tani në lindje të Turqisë, ishte futur në listën e vendeve që janë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Për armenët, një popull që ende jeton nën hijen e asaj që konsiderohet si “gjenocidi i parë i shekullit 20-të”, që u krye kundër paraardhësve të tyre që jetonin nën Perandorinë Osmane, listimi garanton mbrojtje të një pjese të vogël, por të çmueshme të trashëgimisë së tyre. Por, një vizitë në këtë rajon tregon sot se, jashtë mureve të Anit, ajo çka ka mbetur nga kultura armene në Turqi ndodhet në rrezik nga zhdukja e tërësishme.
1. Një grykë që e ndan Armeninë (në sfond) nga Turqia; Manastiri i Virgjëreshave të Hripsimianit është një prej mbetjeve të shkatërrimit të Anit, një kryeqytet dikur i njohur si “Qyteti i 1,001 Kishave”.
2. Mbetjet e Katedrales së Anit. Një varg luftërash të komplikuara, që nga themelimi i saj para pothuajse një mijëvjeçari, goditën Anin, duke u nisur nga kontrolli i Rusisë, Perandorisë Osmane, dhe Armenisë, përpara se të pushtohej përfundimisht nga Republika e sapoformuar turke, në vitin 1920. Ani u braktis shekuj më parë, por tani çmohet nga armenët si simbol i madhështisë së dikurshme. 3. Kisha e Shën Gregorit të Abughamrentit në Ani. Në vitin 1998, tri varre brenda kishës ishin shkatërruar.
4. Rrënojat e Kishës Kizkale, me pamje nga kufiri që ndan Armeninë (majtas) dhe Turqinë. Në vitin 1914, më shumë se 2 milionë armenë jetonin në lindjen e Turqisë së sotme, që atëherë ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Deri në vitin 1922, më shumë se ¾ e atyre armenëve u zhdukën apo u larguan si pasojë e planin të aparatit shtetëror për të zhdukur armenët nga territori osman./Pasqyre.al