Përmeti është një nga qytetet që këto 25 vite, ka parë shumë pak, ose aspak investime nga ana e qeverive.
Por, tashmë qendra e tij është transformuar plotësisht, ndërkohë që më në fund pritet të rregullohet edhe rruga.
“Edhe në Përmet punohet me ritëm për transformimin urban, të qytetit që ka arritur këtë vit numrin e vet rekord të turistëve, po ku potencialet janë ende shumë herë më të mëdha. Nga programi i Rilindjes Urbane, qeveria ka dhënë një financim të ri për realizimin e një projekti ambicioz të Bashkisë së re të Përmetit, që do të mundësojë përtëritjen rrënjësore të krejt zonës së “ballkonit” të qytetit mbi lumë, ndërkohë që efekti i programit ka nisur të ndjehet edhe në investimet e banorëve apo qytetarëve me prejardhje nga Përmeti, për të rritur kapacitetet hoteliere duke përshtatur për bukuri banesa të vjetra e mjedise banimi më të vonshme”, shkruan kryeministri Rama, që është një ditë më parë në këtë qytet.