FOTO/ Harmoni racash në utopinë marksiste; si përfitoi Bashkimi Sovjetik nga diskriminimi në SHBA

“Punëtorët nga të gjitha vendet dhe kolonitë e shtypura ngrenë flamurin e Leninit”. – Kjo, ishte një ndër parrullat e shumta që lartësonin komunizmin në Bashkimin Sovjetik.

Por ajo që i bën këto postera propagandistikë të vitit 1930 të veçanta, është përfshirja në to e popullit afrikan, duke marshuar krah për krah me racat e tjera drejt një utopie marksiste.

Në atë kohë, vetëm pak  rusë mund të kishin parë një person me ngjyrë në jetën e tyre, veç artistëve që kanë krijuar këto imazhe.

Këto postera tanimë do të shfaqen për publikun në ekspozitën  Things Fall Apart,  në Calvert 22, në Londër.

Në të shqyrtohen lidhjet midis afrikanëve dhe Bashkimit Sovjetik dhe kjo është një histori interesante, pothuajse  e harruar. Afrikanët dhe afrikano-amerikanët erdhën me të vërtetë në Bashkimin Sovjetik, madje edhe në vitin 1930, thotë artisti me origjinë ruse, Yevgeniy Fiks.

Fiks ka sjellë 200 imazhe së bashku për të krijuar arkivin Wayland Rudd . Ky arkiv mban emrin e një interpretuesi afrikano-amerikan, i cili, i frustruar nga racizmi në industrisë amerikane edhe në art, emigroi në Moskë në vitin 1932. Ai jetoi dhe punoi atje derisa vdiq  20 vjet më vonë. (Pasqyre.al)

poster


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *