Është një foto e rrallë e më shumë se 100 viteve më parë. ishin kohët kur formacionet muzikore shqiptare po merrnin hov.
100 vite më pas, ata i sjell në kujtesë një muzikolog, i cili prej vitesh hulumton e nxjerr herë fotot e herë partitura, herë detaje interesante nga historitë e zhytura në harresë, të copazve të kulturës shqipotare, brenda a jashtë atdheut.
Këtë herë, muzikologu Vaso Tole, kujton me një imazh një formacion muzikor që gjendej në SHBA
Mandolinata “Morava” e shqiptarëve në qytetin Akron, shteti Ohio, USA, viti 1910.
Ndoshta formacioni muzikor më i hershëm i shqiptarëve në USA, kryesisht korçarë, krijuar përpara bandës VATRA dhe bandës Mbretëresha SOFIE. Një tjetër shenjë e qartë e nivelit shoqëror dhe e integrimit të tyre kulturor në shoqërinë amerikane.
Foto e papublikuar më parë.