“Beut të Sanxhakut të Janinës, Iljazit, këtij i vazhdoftë naltësia, i jap mylk katundet Panarit dhe Treskë”.
Kështu fillon i pari nga katër fermanet që lëshon Sulltan Bajaziti II mes viteve 1496 – 1503 në dobi të Iljaz Imrahor Evel beut, kryestallierit të tij, me origjinë nga Panariti i Korçës.
Përmes katër fermaneve, të cilët ruhen në AQSh, Bajaziti II i dhuroi Iljaz beut fshatrat Peshkëpi, Leshnjë, Vithkuq, Boboshticë, Panarit, Treskë dhe Trebickë.
Në territorin e fshatit Peshkëpi Iliaz beu shndërroi kishën e vjetër të xhami, ndërtoi pazarin dhe hamamin.
Këta elementë thelbësorë të urbanistikës osmane, të cilët më pas u zgjeruan në lagjet Varosh dhe Kasaba, shënuan fillimet osmane të qytetit të Korçës. (Foto: AQSh.)