Është bukur, e dashur!

Maria Rosario Pedreira*

Është bukur, e dashur, të ndihesh afër meje natën,
e padukshme në ëndrrën tënde, seriozisht natën,
ndërsa unë çliroj shqetësimet e mia
si të qenë rrjeta të ngatërruara.Mungestare zemra jote vozit nëpër ëndrra,
por trupi yt kaq i braktisur frymon
duke më kërkuar pa më parë, duke plotësuar gjumin tim
si një pemë që dyfishohet në hije.

Vertikal, do të jesh një tjetër që do të jetojë nesër,
por me kufij të humbur nëpër natë,
prej kësaj mosqenjeje në cilën gjendemi

diçka mbetet që na afrohet në dritën e jetës
sikur vula e hijes të tregonte
me zjarr krijesat e saja të fshehta.(Përktheu- Faslli Haliti)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *