Erzen Shkololli merr çmiminEuropean of the Year nga Bashkimi Evropian në Kosovë

Drejtori i Fondacionit Unë e du Kosovën Erzen Shkolollit i është nda çmimi European of the Year nga Bashkimi Evropian në Kosovë, çmim i cili ndahet për të vlerësuar një individ/institucion për promovimin e idesë evropiane në Kosovë.

Ky është viti i dytë që ndahet çmimi European of the Year. Në vitin 2016 këtë çmim e ka fituar Majlinda Kelmendi.

Çmimi u nda sot ne eventin e organizuar nga BE në Kosovë në Muzeun e Kosovës, për hirë të ditës së Evropës nga Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe nga Majlinda Kelmendi, kampionia Olimpike, Botërore dhe Evropiane e xhudos.

Erzen Shkololli është artist dhe kurator.

Drejtor i Fondacionit “Unë e du Kosovën” në Prishtinë, Kosovë. Gjithashtu, këshilltar kuratorial i ekspozites më të rëndësishme për art bashkëkohore documenta 14. Në këtë rol, Shkololli ia prezentoj organizatorëve te ekspozitës dhe kuratorit veprat e artistëve të Kosovës dhe Shqipërisë, me ç’rast rezultoi në pjesëmarrjen dhe përfshirjen e 17 artistëve nga Kosova dhe Shqipëria në Documenta 14.

Ka qenë drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës nga viti 2011 deri më 2015. Në vitin 2013, Shkololli ishte komisioner i prezantimit të parë të Republikës së Kosovës në edicionin e 55-të të Bienales së Venecias. Nga viti 2003 deri më 2007 mbajti pozitën e drejtorit artistik në Institutin e Artit Bashkëkohor EXIT në Pejë, një iniciativë e shkëmbimit në Kosovë, e cila e transformoi skenën kulturore vendase.

Praktika e tij artistike përdor ritualet dhe folklorin vendas për të tërhequr vëmendjen te situata specifike socio-politike dhe është ekspozuar ndërkombëtarisht në muze, siç janë Van Abbemuseum, Eindhoven; Centre Pompidou, Paris, dhe Fridericianum, Kassel.

Shkololli organizoi Ekspozitën e Kontakt Art, të titulluar “Thirty One” (Tridhjetë e një) dhe kuruar nga Hans Ulrich Obrist e Petrit Halilaj në Galerinë Kombëtare të Kosovës (2015). Ishte kurator i “Thirty Years After: Šejla Kamerić” (2015), “Sokol Beqiri: Retrospektivë” (2014), “Simon Shiroka: Retrospektivë” në Galerinë Kombëtare në Tiranë (2014) dhe në Galerinë Kombëtare të Kosovës (2013); bashkëkurator i ekspozitës “Engjëll Berisha – Befre: Retrospektivë” (2013) dhe “Grafika” nga koleksioni i GKK-së (2013).

Nga viti 2008 deri më 2009 ishte përfitues i Bursës së DAAD-së për Artistët në Rezidencë. Nga viti 2003 është anëtar i Parlamentit Europian të Kulturës. Jeton dhe punon në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *