Elton Deda: Këtu kanë vlerë vetëm histori seksi ose njerëz pa asnjë lloj vlere që bëhen të famshëm brenda ditës

Përmes një statusi në rrjete sociale këngëtari i njohur, Elton Deda, ka shprehur keqardhjen e tij, për faktin se mediat i kushtojnë shumë pak vëmendje kulturës dhe merren me njerëz sipas tij pa asnjë vlerë.

“Gjithçka ordinere qe ndodh, histori seksi ose njerez pa asnje lloj vlere qe behen te famshem brenda dites, lajme pa kurrfare brendie, servilizma per perkrahje politike, ose futje hundesh neper gjera private te njerezve…

Keto i bejne me shume qejf dhe zell.

Por askush nuk foli per koncertin e 3 Musketiereve dhe as per koncertin e Albanit, per kete ere te re qe po e gezon qytetin tone.

Askujt nga mediat tona nuk i intereson kultura dhe gjerat e mira qe me aq mundim i bejme.

Kjo eshte vertet per te ardhur keq”, shkruan Deda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *