Ekranizohet romani i Kadaresë, një projekt i madh filmik ruso-shqiptar

Ylli i kinematografisë botërore, regjisori i famshëm rus Aleksandër Sokurov, i cili ka fituar çmime të shumta ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Luanin e Artë në Festivalin e Venecias për filmin “Faust”, vizitoi këtë javë Tiranën për të promovuar projektin e filmit ruso-shqiptar mbështetur në skenarin e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, që do të flasë për fatin e dhimbshëm të grave ruse në Shqipëri në periudhën e prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik. Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Sokurovi mbajti një leksion me studentët e Universitetit të Arteve, si dhe u takua me Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro. Shumë shpejt duhet të nisë procesi i përzgjedhjes së aktorëve shqiptarë që do të luajnë në këtë film, ndërsa vetë xhirimi pritet të fillojë gjatë muajve në vijim.

FB_IMG_1494064784841 FB_IMG_1494064781390

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *