“Ekrani i artit”, Art House sjell festivalin fiorentin të filmit

 

“Art House” e nis aktivitetin e 2017-ës me një festival filmi që do të mabhet në datat 7-9 korrik në Kinema Millennium dhe Art House në Shkodër.

Në kuadër të bashkëpunimit me Art House, i mbështetur nga Istituto Italiano di Cultura a Tirana, Ministria e Kulturës, Qendra Rinore ARKA, formati i Lo schermo dell’arte vjen për herë të parë në në Shqipëri, në qytetin e Shkodrës me një përzgjedhje filmash, dokumentarësh, videosh që janë shfaqur ndër vite në këtë festival.

“Lo Schermo dell`Arte” është një festival ndërkombëtar i filmit i cili organizohet që nga 2008 në qytetin e Firences në bashkëpunim me institucione kulturore, qendra për artin, akademi e universitete italiane e ndërkombëtare.

I lindur si një projekt që kërkon të promovojë lidhjet mes artit bashkëkohor dhe kinemasë, në të prezantohen çdo vit filma, dokumentarë mbi artin bashkëkohor të shoqëruar me instalacione video, takime me artistë e kuratorë, rezidenca për artistë ndërkombëtare, produksione dhe shpërndarje të filmave.

Të ftuarit e veçantë për prezantimin e “Ekrani i artit” janë Silvia Lucchesi, drejtoreshë e Schermo dell’Arte dhe Leonardo Bigazzi, kurator i VISIO European Programme on Artists’ Moving Images, një projekt paralel që zhvillohet në Firence në kuadër të “Lo Schermo dell’Arte”.

Ditët e festivalit, krahas projeksioneve të filmave, do të shoqërohen me takime dhe diskutime mbi filmat e prezantuar pranë Qendrës Rinore “Arka”.

 

LISTA E FILMAVE TË PËRZGJEDHUR

“1395 Days without Red”- Anri Sala, Sarajevë, 2011,50’

“Damien Hirst: Thoughts, Work, Life”- Chris King, Britani e Madhe, 2012, 37′

“Meeting with Olafur Eliason”- Marco Del Fiol, Brazil, 2011, 27′

“Meret Oppenheim ou le Surréalisme au féminin” Daniela Schmidt-Langels, Gjermani, 2013, 56′

 

“Turning the Art world Inside Out” – Jack Cocker, Britani e Madhe, 2013,70′

 

“William Kentridge: Anything is Possible”- Susan Sollins, Charles Atlas, SHBA, 2010, 54′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *