E dhimbshme- premtuan se do e ruanin, ja si përfundon fasada e stadiumit

Dikush pyeti për fatin e basoreliefeve. Ja ku kanë përfunduar basoreliefet me gjithë stadium (me gjithë statusin Monument Kulture – pika kulturës).

Ky ka qenë postimi i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë kulturore, shoqëruar me imazhin e fasadës së rrëzuar të Stadiumit, fasadë e cila qe premtuar që do ruhej.

Premtimet

Kryeministri Edi Rama dhe  ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro patën premtuar ruajtjen e fasadës në qershor

Kryeministri, Edi Rama

Një stadium nesër ndër më të bukurit e Europës, një hapësirë urbane dhe publike ndër më të bukurat, në mos më e bukura e Tiranës së shekullit të ri, dhe një përgjigje e merituar për të gjithë ata që nuk dinë asgjë tjetër përveçse të ngrenë gishtin e akuzës nga kafenetë ose nga kafja e madhe e pazarit të thashethemeve. Unë jam shumë krenar që ky projekt vjen vërtet në një kohë që përkon me shembullin e jashtëzakonshëm që kombëtarja u dha të gjithëve, se çfarë është në fakt, për një popull, për një shoqëri, për një vend si i yni, sporti dhe suksesi në sport.

rama punime qemal stafaMinistrja Kumbaro

Projekti ruan dhe respekton historinë kulturore dhe sportive të stadiumit “Qemal Stafa”, pasi ruan pjesën e fasadës, e cila integrohet në projektin e ri. Jemi përballë fasadës në të cilën kemi pikërisht pjesën e konsideruar si monument kulture nga vendimi i fundit i Këshillit Kombëtar të Restaurimeve. Kemi bashkëpunuar me studion e arkitektëve të cilëve iu është bashkuar ekspertiza e Palazzo Spinelli-t. E reja është që në rezultatin e fundit që do të vijë të prezantohet para KKR-së javën që vjen, fasada do të ruhet siç është, jo vetëm do të ruhet por do të jetë pamja ballore e stadiumit dhe do të jetë edhe funksionale për të shërbyer për të njëjtin funksion hyrës siç ka shërbyer gjithë këto vite. Ne kemi ruajtur këtë projekt, e konservojmë të plotë dhe e risjellim në projektin e ri kështu siç është”, tha Kumbaro.

Stadiumi

Stadiumi “Arena Kombëtare” është parashikuar të ketë një kapacitet prej 22.500 spektatorë, Stadiumi do të jetë i kategorisë 4, sipas standardeve të UEFA-s (kategoria maksimale) dhe punimet pritet të përfundojnë brenda 24 muajsh. “Arena Kombëtare do të ruajë pjesën ballore të stadiumit ekzistues, e cila është shpallur Monument Kulture”,- njoftohej atë kohë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *