Dy “monumente” tradicionale në miniaturë për Skënderbeun

 

Në kuadrin e Vitit të Skënderbeut po publikojme dy gdhendje druri kushtuar këtiij Heroi.

Studiuesi që i posedon thotë se dy monumentet në miniaturë janë gdhendje në instrumentinmuzikor tradicional Lahuta.

Jaho Brahaj shënon se lahuta është praktikuar në Shqipërinë e Veriut kryesisht për të shoqëruar me muzikë këngët e Epikës Shqiptare, ku vecohet Cikli i kreshnikeve.

Ky instrument ka sherbyer edhe per shoqerimin e kengeve historike te popullit tone.

Gdhendje me fytyra dhe paraqitje simbolike me permbajtje mitologjike, sipas Jaho Brahajt, legjendare dhe historike e kane shoqeruar kete instrument muzikor ne vazhdimesi. Repertor i ketij instrumenti ka nder to edhe kenget kushtuar Heroit Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

Gdhendjet kane qene dhe jane tek ky instrument punime me gdhendje te banorve mjeshter amator, qe ishin dhe punuesit e lahutes dhe zakonisht ishin edhe kengetar, e lahuten e kishin tradicionalisht shoqeruese muzikore.

Tek lahuta e pare kemi ne maniature gdhendje amatore mbi trupin e lahutes edhe vete kengetarin duke i rene dhe kenduar lahutes, dhe po ne kete instrument muzikor kemi dhe nje “permendore” ne minjature te Skenderbeut mbi kale me shpaten e cveshur per beteje.

Ne lahuten nr. 2 kemi po nje “monument” ne miniature te SKenderbeut mbi kale ne nje moment beteje.

Per frymen qe sjellin keto dy gdhendje amatore nuk po zgjatemi, vetem se duhet te theksojme se ato jane ne unitet edhe me repertorin e Kengeve te Lahutes.

Keto dy punime tradicionale artistike duht ti shikojme edhe ne drejtimin e pasurise tradicionale te gdhendjes se drurit nga populli yne dhe ajo qe duhet vleresuar eshte, se Skenderbeu ishte dhe eshte ne vazhdimesi figura me e dashur, me e respektuar dhe frymezuese per kombin tone.

Lahutat ruhen ne nje Koleksion privat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *