Drejtori i arkivave turke viziton Skëndërbeun në Muzeun Kombëtar

Uğur Ünal i arkivave Turke: Vizita në Muzeun Historik e rëndësishme pasi jep kontribut të madh në njohjen e historisë së Shqipërisë

Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Turqisë, Ass. Prof. Uğur Ünal, nuk mund të mos ndalej për një vizitë dhe në Muzeun Historik Kombëtar. Ai kaloi në një ekspoze të plotë pavijonet e këtij Muzeu ku guidën e mori përsipër ta udhëhiqte vetë drejtori i institucionit Melsi Labi. I pranishëm ishte edhe drejtori i Arkivave Shqiptare, Gjet Ndoj. Uğur Ünal u ndal gjatë në pavijonin e periudhës së mesjetës dhe tregoi interes të veçantë edhe për heroin kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. “Për ta pasqyruar më me detaje periudhën osmane në Shqipëri ne jemi gati t’u ndihmojmë me dokumentacion”, iu drejtua Uğur Ünal, drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar. Nga ana e tij z.Labi e mirëpriti këtë premtim për bashkëpunim. “Vizita në Muzeun Historik Kombëtar është e rëndësishme pasi ky muze jep një kontribut të madh në njohjen e historisë së Shqipërisë”, shkruajti në librin e përshtypjeve Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Turqisë, Ass. Prof. Uğur Ünal.FB_IMG_1461842537964

FB_IMG_1461842489430

FB_IMG_1461842598194

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *