Drejtësia e 1800-ës?
Nuk duket të ketë qenë dhe aq e drejte. Dokumentet e kohës flasin për vendime të marra sipas kokës së drejtuesve.
Në vazhdën e debateve të sotme, mbi drejtësinë e reformën, vlen të sillet në vëmendje ndonjë rrëfim mbi kohën e Ali Pashës e ndonjë krahasim i jurisprudencave në ato motmote kur kadinj e ‘alinj’ vendosnin shumëcka e fjala e tyre qe ligjë mbi ligjet.
Profesor Aurel Plasari sjell një copëz të veçante:
“REFORMA NË DREJTËSI” E ALI-PASHË TEPELENËS
Thomas Smart Hughes 1821:
“Pranë portës së dytë, që shpie në një oborr të brendshëm, është një ndarje e veçantë në të majtë, ku Ali-pasha në atë çast gjendej duke pranuar lutjet dhe duke bërë gjyqësinë: sepse ai vetëm përbën shkallën më të lartë të gjykatës civile dhe kishtare të zotërimeve të tij. Duhet pranuar se ai i thjeshton mjaft format e procedurës dhe asnjë arhont, asnjë myfti, asnjë kadi dhe asnjë çfarëdo zyrtar drejtësie cilido qoftë nuk mund të ndërhyjë për hollësitë e ligjeve; vullneti i tij është i vetmi kod dhe kapriçoja e tij i vetmi rregull. Në lëndën e çështjeve kriminale një maksimë e admirueshme e jurisprudencës angleze kërkon që më mirë të shpëtojnë nëntë fajtorë sesa të humbasë një i pafajshëm, ndërsa në Janinë përkundrazi të thonë: më mirë të varësh nëntë të pafajshëm sesa të të shpëtojë një fajtor”.
Nga: Voyages à Janina en Albanie, par la Sicile et la Grèce, Traduit de l’anglais de Thomas Smart Hughes par l’auteur de “Londres en 1819”, Tom 1, Paris 1821 (Libraire de Gide Fils).
fb a.p.