Ditët e Trashëgimisë Kulturore, Onufri udhëton drejt Lushnjes!

Me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Trashëgimisë” dhe “Ditëve Evropiane tё Trashëgimisë Kulturore”, në disa nga qytetet kryesore të vendit janë parashikuar një sërë aktivitetesh, që kthejnë vëmendjen nga vlerat dhe promovimi i trashëgimisë sonë kulturore.

Në këtë frymë Qendra Kombëtare e Muzeve Berat  hap nё ambientet e Muzeut Historik Lushnje ekspozitën, “Muzeu Lëvizës” e cila do të qëndrojë e hapur dhe në dy javët në vazhdim. Ekspozita përmban imazhe nga fondi i Muzeut Etnografik dhe Muzeut Onufri.

Nёpёrmjet kёsaj ekspozitë synohet që koleksioni tё bёhёt mё i njohur pёr njё publik mё tё gjerё , pёr tё bёrë njё lidhje mё domethёnёse me objektin, nё tё njёjtёn kohё duke kontribuar nё forcimin e identitetit tё muzeut. Si dhe tё krijoj njё rrjet aktiv bashkëpunimi me muzetё e tjera brenda dhe jashtё vendit, duke shkëmbyer eksperienca, duke promovuar kulturën, duke bashkëvepruar dhe shpërndar informacion.

Gjithashtu në data 29 shtator,  Qendra Kombëtare e Muzeve Berat sjell “Takim me Traditën” në muzeun Etnografik nëpërmjet dokumentarit “Arti në kulinarinë Ilire, Berati” të studjuesit Ahmet Dursun e regjisorit Benet Nelku si dhe gatimeve të mjeshtrit të kuzhines Josif Miho. 

Përmes këtij eventi publiku do të ketë mundësinë  të njihet me traditën e hershme dhe shumë të njohur të artit të kulinarisë së qytetit të Beratit, si dhe do të përgatiten dhe serviren gatime të një vakti tradicional, të kuzhinës së familjes beratase.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *