Detajet të reja nga krimi që tronditi Tiranën: Aldison Beluli e kishte paralajmëruar një javë më parë vrasjen e 21-vjeçares

Një vrasje e paralajmëruar. Kështu mund të quhet vrasja e 21-vjeçares Ariela Murataj, studente në fakultetin e drejtësisë.

Ajo u qëllua me pistoletë nga 23-vjeçari Aldison Beluli, i cili kishte kohë që e përndiqte sepse kërkonte që të lidhej me të, por Arilena nuk pranonte.

ABC News ka shkuar në fshatin e vajzës së vrasë duke mësuar detaje të reja nga kjo ngjarje e rëndë.

Jo më larg se një javë më parë Aldison Beluli kishte debatuar më kushurinjtë e Arielës në qendër të fshatit Zharrëz.

Shkak për këtë debat ka qenë këmbëngulja e vazhdueshme e Aldison Belulit që të lidhej me 21-vjeçaren, edhe pse kjo e fundit nuk pranonte.

Ata i kanë kërkuar 23-vjeçarit që ta linte të qetë Arielën, por një javë më vonë, pikërisht dje, ai do të bënte të kundërtën, duke qëlluar mbi të dhe më pas edhe mbi veten.

Po ashtu, mësohet se Aldison Beluli e ka paralajmëruar vrasjen e Arielën, pasi pak ditë më parë, në rrethin e tij shoqëror ai është shprehur se do ta vriste 21-vjeçaren dhe më pas do të vriste veten.

Majde ai kishte treguar edhe dy plumbe me të cilët do ta bënte këtë gjë.

Ndërkohë që dje, rreth orës 15:00 Aldison Beluli qëlloi me disa plumba në bark  dhe më pas qëlloi edhe veten me një plumb në kokë.

Pamjet e krimit tronditën kryqytetin ndërsa kalimtarë të shumtë panë trupat e dy të rinjve tek lëviznin të gjakosur në tokë.

Fatkeqësisht, Ariela Murataj nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra nga arma e zjarrit, ndërsa Aldison Beluli ndodhet ne gjendje të rëndë në spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *