Del nga deti Afërdita e 2500 viteve më parë

Një statujë që i përket ndoshta epokës helenistike është gjetur pranë kepit San Vito në Taranto, nga një tenist profesionist nga Martina Franca, Luca Dinoi, gjatë eksperiencës së tij të katërt të peshkimit nënujor.

Statuja e bronztë dhe e gjatë 80 cm shfaq një grua, ndoshta perëndesha Afërditë, që prek këmbën e saj të majtë.

Dinoi rrëfen se ka lëvizur me bërryl një sipërfaqe të fortë, teksa ndodhej në 15 metra thellësi. Duke gërrmuar gjeti statujëzën, të cilën e pastroi dhe e mori në shtëpi.

Më pas venosi t’ia dorëzojë kryebashkiakut të Tarantos, Ippazo Stefano, i cili ka konfirmuar rëndësinë e zbulimit: “Ia tregova statujën dy arkeologëve dhe një të treti që erdhi nga Bari. Do të bëjnë të tjera vlerësime. Por thonë se i përket shekullit të katërt para Krishtit”. /bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *