Deklarata tronditëse e gjimnastes olimpike: Mjeku i ekipit më drogoi dhe më përdhunoi

Gjimnastja olimpike McKayla Maroney ka paditur Komitetin Olimpik të Shteteve të Bashkuara (USOC) dhe US Gymnastics pas përdhunimit nga mjeku i ekipit.

Fituesja e medaljes së artë pretendon se zyrtarët në USOC e kanë detyruar të nënshkruajë një marrëveshje konfidencialiteti, pasi u mësua se ishte përdhunuar nga doktor Larry Nassar në moshën 15-vjeçare.

Ajo pretendon se USOC u përpoq ta detyronte që ta mbante të fshehtë. Një zëdhënës theksoi se komiteti nuk ishte në dijeni për marrëveshje konfidencialiteti që ishte nënshkruar.

Në një letër drejtuar gjyqtarit nëna e McKayla, Erin tregoi se vajza e saj ka mendime vetëvrasëse dhe mendon që t’i japë fund jetës , shkruan ora news.

“Kjo përvojë e ka shkatërruar McKayla. Ajo është shndërruar nga një atlete pozitive, e dashur, e klasit botëror në një të rritur, e cila është e dëshpëruar dhe mendon të vrasë veten. Ndonjëherë kisha frikë të hapja derën së saj të gjumit dhe mos e gjeja të vdekur.”

Erin tregoi edhe sesi e kishte përdhunuar mjeku i ekipit vajzën e saj.

“Nassar e drogoi atë, e shtriu lakuriq në një tavolinë trajnimi dhe e përdhunoi. Ishte vetëm 15-vjeç. Ajo më tha: Nënë mendova se do të vdisja.”

22-vjeçarja publikoi një deklaratë në Twitter muajin e kaluar duke pohuar se ajo ishte keqtrajtuar për shtatë vjet, duke përfshirë edhe një ditë përpara se të fitonte medaljen e artë në Londër 2012.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *