“Dashuritë e ndaluara”/ Tetë vende e tetë çifte që shoqëria i bën të vuajnë si Romeo e Zhuljeta

Tetë vende e tetë histori dashurie të shtypura nga shoqëria, politika ose feja.

France 24 ka raportuar serinē e rrëfimeve “Dashuri e ndaluar” për të sjellë historitë moderne të Romeove e Zhuljetave.

Nëse ne SHBA, problemi mes Ashlyn & Ra’Montae është raca se njëri është i bardhë e tjetri me ngjyrë, në Gjermani problemi mes Conny & Pepe është ligji dhe dashurinë e tyre e pengojnë hekurat e qelisë së burgut. Mundet edhe që politika të futet mes të dashuruarve si në Kolumbi ku Angela & Keiner kanë një histori dashurie revolucionare.

Një tjeter çift është Ilana & Muhi ku pengesa qëndron tek besimi në Izraelin e sotëm, ndërsa nga Franca tregohet jeta e Christophe me Valérie, të jesh gruaja e priftit.

Një histori e ndaluar vjen nga Kina ku Cici & Max jetojnë një dashuri sekrete, teksa në Senegal problem përbën kastat sociale që ndajnë Khadyn nga Massamba, ashtu siç kufijtë vështirësojnë marëdhënien mes Mohammedit e Shanarës në Indi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *