Ministria e KUlturës, njofton se nga të dhënat e fundit të statistikave në muze, site arkeologjike dhe parqe kombëtare, raportuar nga DRKK në rrethe, rezulton nje interes ne rritje i vizitorëve vendas dhe të huaj.
Qendra Kombëtare e Muzeumeve/Berat
Fluks vizitorësh në Berat, falë mirëmenaxhimi të muzeumeve, përmirësimit gjithnjë e më shumë të shërbimeve e kohëzgjatjes së funksionimit të tyre. Numri i vizitorëve në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në muzetë e QKM Berat, Muzeut Ikonografik Onufri dhe Muzeut Etnografik vazhdon të këtë rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në periudhën Janar – Qershor 2016 muzetë e QKMB-së u vizituan nga 11, 359 vizitorë vendas e të huaj, 1866 më shumë se një vit më pare.
Kalaja e Gjirokastrës
Vihet re një fluks në rritje edhe në Kalanë e Gjirokastrës . 26,504 është numri i vizitorëve vendas dhe të huaj që kanë vizituar qytetin e gurtë në periudhën janar-31 korrik 2016. Promovimi në rritje i trashëgimisë kulturore, shoqëruar me aktivitete kulturore kanë shtuar edhe interesin për këtë qytet.
Parqe e muze
Ndërkaq ka disa muze Kombëtarë, institucione arti, parqe arkeologjike dhe Monumente të Kulturës që janë të vizitueshme në vijim, pasi vazhdon sezoni turistik me oraret e ndryshuara të vizitave në muzetë, parqet arkeologjike dhe monumente të kulturës së vizitueshme.
Institucionet dhe qendrat e trashëgimisë kulturore gjatë 7-mujorit (janar – korrik) 2016 janë vizituar nga 249,260 vizitorë vendas dhe të huaj nga të cilët 70,994 në muzetë kombëtarë, 106,857 në parqet arkeologjike dhe 71,409 në monumente të kulturës.