ÇLIRIMI/ Si e panë anglezët, fitoren e humbjen

29 nëntori shënon përvjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Disa dekada më pas debatet për të humbur e të fituar, nëse u çliruam apo pësuam një “pushtim” të ri, vijojnë.

Hyrja në qytete e forcave partizane, shpesh nuk cilësohet festë për shkak të regjimit që u instalua në vend prej forcave fituese.

Aurel Plasari sjelë një këndvështrim anglez për ngjarjen:

 

 

NJË KONKLUZION “À L’ANGLAISE” PËR FITOREN DHE HUMBJEN
Sir Reginald Hibbert:

“Partizanët luftuan me trimëri dhe efikasitet kundër gjermanëve më 1944. Kjo ishte ajo që kërkonin Aleatët në atë kohë. Këtë ndihmoi SOE që të arrihej në Shqipëri. Nga ana ushtarake kjo nuk ishte ndonjë gjë e madhe në perspektivën e Luftës në tërësi, por gjatë Luftës kishte vlerë edhe çdo gjë e vogël. Vendi i huaj që kontribuoi më shumë për komunistizimin e Shqipërisë nuk ka qenë Britania, por Gjermania. Kur makina luftarake shkatërrimtare gjermane u shkatërrua më në fund vetë, ishte komunizmi që mbeti prapa, i cili mori komandën mbi rrënimin e Shqipërisë. Ishte Hitleri dhe jo Winston Churchill-i, që e solli komunizmin në Europën Lindore, ishin krerët nacionalistë shqiptarë, që e flakën tej shansin e tyre për të lozur një rol në Shqipërinë e mbasluftës me ngurrimin e tyre për të lozur një rol në luftën kundër pushtuesit gjerman. Mund të diskutohet se ishte ca si shumë t’u kërkohej atyre që të rrezikonin duke shkatërruar strukturën e tyre sociale dhe vetveten me anë të kundërshtimit të vendosur kundër gjermanëve. Porse, në qoftë se ata nuk mund ta bënin veten që të merrnin përsipër këtë rrezik, edhe Britania në rrethanat e vitit 1944 nuk mund të parandalonte që ata t’i përlante dallga komuniste”.

Nga: Albania’s National Struggle. The bitter Victory, London & New York 1991.

(Sir Reginald Hibbert shërbeu në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore si oficer i Shërbimit të fshehtë informativ britanik prej dhjetorit 1943. Mbas Luftës kreu detyra të rëndësishme diplomatike duke u pensionuar më 1982 si ambasador i Britanisë së Madhe në Francë.)

fb a.p.

 

FB_IMG_1511958015226

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *