Çehovi për Rusinë dhe rusët : E gjithë Rusia është vendi i dembelëve dhe lakmuesve

-Njeriu është qënie e çuditshme.Nuk mban asgjë. Si puna e shoshës. Në të ri e mbush shpirtin megjithë ç’gjen, dhe pas tridhjetë vjetësh i mbeten vetëm ca rrangalla pa vlerë. Për të jetuar mirë, si njeri, duhet punuar. Duhet punuar me dashuri dhe besim. Kurse tek ne nuk dijnë të punojnë. Kështu, arkitekti, si ndërton dy a tre shtëpi të bukura, jepet pas kumarit. Doktori kur ka klientele , nuk e studion më shkencën përveç “të rejave të terapisë” dhe, si mbush 40 vjet bindet seriozisht se të gjitha sëmundjet e kanë burimin tek të ftohtit. S’kam ndeshur asnjë nëpunës të kuptojë sadopak vlerën e punës së tij. Avokati, si fiton emër pas ndonjë mbrojtje të suksesshme nuk kujdeset më për mbrojtjen e së vërtetës, por mbron vetëm të drejtën e pronës private. Aktori pasi interpreton dy-tre role te mira, nuk studion më role, por ve cilindër dhe mendon se është gjeni. E gjithë Rusia është vendi i dembelëve dhe lakmuesve. Ata hanë tmerrësisht shumë, u pëlqen të flenë ditën dhe të gërhasin në gjumë. Martohen për të vënë regull në shtëpi kurse dashnoret i mbajnë për prestigj në shoqëri. Kanë një psiklologji prej qeni: Kur i rrahin ulërijnë dhe fshihen në strofkat e tyre. Kur i përkëdhelin shtrihen në shpinë ngrenë shputat përpjetë dhe tundin bishtin.
Shumë prej tyre ëndërojnë se sa e bukur do të jetë jeta pas dyqind vjetësh dhe askujt nuk i shkon ndërmend pyetja: Kush do ta bëjë të bukur, në qoftëse ne tani vëtëm ëndërojmë?
Në këto fjalë tingëllonte përbuzja e ftohtë dhe trishtimi.
( Nga M.Gorki për Çehovin)
Per FB Albana Lifschin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *