Ata që e shpallën pavarësinë para datës 28 nëntor

Ndërsa jemi një ditë para 104 vjetorit të shpalljes së pavarësisë sē Shqipërisë, një çast ndalese duhet të jetë kujtimi i atyre që e bënë të mundur pavarësinë. Kryeministri kujton dy prej tyre

AMARCORD- Edi Rama
Në prag të ditës së shenjtë të 28 nëntorit, një homazh të veçantë meritojnë figurat e dy fisnikëve dhe shqiptarëve të pakursyer në atdhetarizëm, Aqif pashë Biçakçiu Elbasani dhe Abdi bej Toptani, të cilët, duke siguruar ngritjen e Flamurit në qytetet kryesore të Shqipërisë së mesme disa ditë përpara datës së shënuar, i shtruan rrugën Kuvendit kombëtar të Vlorës të përmbushte misionin madhor të mëvetësimit të kombit shqiptar

Lavdi përjetë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *