Arti i të bërit një xhihadist

Ne e dimë lidhjen e xhihadistëve me dhunën, por kjo nuk është e gjithë historia, thotë eksperti Thomas Hegghammer. Ka një kulturë të fshehtë të poezisë e muzikës që e mbështet ideologjinë e tyre.

Ajo me çfarë është marrë Hegghammer në kërkimin e tij ka qenë të parit nga afër të aktiviteteve të tyre, që fituan pak vëmendje, që qenë modele të sjelljes e arritën në një kulturë të dallueshme dhe të gjallë. Rezultati është një libër që Hegghammer e ka botuar me titullin “Kultura Xhihadiste: Arti dhe Praktikat Sociale të Islamistëve Militantë”.

Libri argumenton se xhihadistët kanë një “kulturë të pasur estetike që është thelbësore për të kuptuar mendimin dhe botëkuptimin e tyre”. “E pasur” nuk është një fjalë e gjetur për të përshkruar një kulturë që ka të bëjë kryesisht me ndalimin: e shprehjes, e imazhit, e letërsisë, të seksualitetit, të sensualitetit dhe të një sërë aktivitetesh njerëzore që mbeten jashtë interpretimit të rreptë të Udhëzuesit fetar të shekullit të shtatë për të jetuar një jetë të devotshme që është Kur’ani.

Të qenit pjesë, shkruan Hegghammer, “është më shumë se bomba dhe doktrina. Gjithashtu ka të bëjë me ritualet, zakonet dhe kodet e veshjes. Bëhet fjalë për muzikë, filma dhe tregime. Bëhet fjalë për sport, shaka dhe ushqim”.

Xhihadizmi, në kuptimin me të cilin merret Hegghammer, është një fenomen relativisht i ri. Ai daton në luftën e Afganistanit kundër BRSS në vitet 1980. Që atëherë ai ka marrë shumë forma në vende të ndryshme si Çeçenia, Bosnja, Nigeria dhe Somalia.
“Ne mendojmë se ata e kalojnë të gjithë kohën e tyre duke përmirësuar aftësitë e tyre për të bërë bomba, duke mbledhur fonde ose duke studiuar dobësinë e armikut”, shkruan Hegghammer. “Megjithatë, ata e ‘humbasin’ kohën e tyre edhe në recitim poezish, në këndim himnesh dhe në aktivitete të tjera që nuk i shërbejnë qëllimit strategjik të dukshëm”.
Siç argumenton Hegghammer, ajo që në fillim duket e tepërt për kauzën është në të vërtetë pjesë e shpërndarjes së saj. Rekrutët e rinj, për shembull, kanë tendencë të dëgjojnë muzikën xhihadiste dhe të shikojnë videot xhihadiste shumë kohë përpara se të kuptojnë doktrinën ose të marrin pjesë në luftë. Kjo sugjeron, që kultura që mbështet militantizmin islamik vepron si një lloj porte për ideologjinë dhe jo anasjelltas.

Nëse kjo është kështu, atëherë është një gjetje e rëndësishme në drejtim të formimit të nismave kundër terrorizmit. Problemi, megjithatë, është se kultura xhihadiste merr shumëçka nga kultura islame Selefite (islame fundamentaliste) dhe madje edhe nga kultura islamike kryesore.

Një nga sukseset e mëdha të xhihadizmit ka qenë përdorimi i mediave sociale dhe aplikacioneve në internet si YouTube dhe chat-i. Në vend që të shqetësohen nëse Twitter është haram ose hallall, xhihadistët kanë nxituar të përqafojnë të gjitha format e mediave të reja për të përmirësuar aftësinë e tyre propagandistike ndërkombëtare, me ISIS-in që prodhon një seri videosh online.
Por ndoshta, fusha e kulturës xhihadiste është më e mbushura me kontradiktë- ajo flet për vuajtjet njerëzore, një temë e përsëritur në poezi, këngë dhe në kinematografinë e saj. Ta themi thjeshtë- xhihadistët janë të prirur për të romanticizuar fatkeqësitë e tyre dhe të ashakalojnë ato që u sjellin të tjerëve. Ky është një tipar i përbashkët me shumë forca të tjera luftarake, sigurisht, por është veçanërisht i dukshëm në këtë rast.

Një nga format kryesore krijuese – një nga format e pranueshme krijuese – në kulturën xhihadiste është ajo që quhet nashid, një lloj poeme e këndshme që shpesh fokusohet në dhimbjen dhe vuajtjen e të okupuarve dhe e të shtypurve. Në mënyrë tipike, ajo liston shqetesimet dhe u bën thirrje myslimanëve të drejtë për të përmbysur shtypësin. Stili është madhështor dhe sentimental dhe siç tregojnë dokumentet e librit të Hegghammerit, xhihadistët shpesh qajnë në historitë e treguara në anashid-e të ndryshme. Megjithatë, mendimi për vrasjen e Yazidis, skllavërimi i grave të tyre dhe drejtimi i njerëzve nga toka e tyre, nuk frymëzon tjetër përveç festimet.
@The Guardian (Pershtati ne shqip Entela Hoxha)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *